Letër ambasadorit Lu/ Ylli Dylgjeri: Balili u dorëzua, nuk e pate këtë fat ta shihje nga afër

830
Sigal

Publicisti i njohur Ylli Dylgjeri ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ngjarjet e fundit ku dërgon një letër imagjinare dhe ironizues ambasadorit Lu. Dylgjeri thekson se në lidhje me dorëzimin në polici të “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili pati reagim të dherë jo vetëm në median shqiptare, por edhe në atë botërore.

Ja statusi i plotë i Ylli Dylgjeri:

Letër ish ambasadorit Lu

Ambasadës USA

KIRGISTAN

I nderuar ambasador,

Me pranoni sot tu shkruaj në pak radhë një lajm të madh. Ju shkruaj Ju, se këtu akoma nuk ka ardhur Ambasadori i Ri dhe thuhet se Ju sërish i mbuloni të dy vendet tona.

Zoti Balili, “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua!

Me këtë rast dhe amaneti Yt për së gjalli, shkoj në vend. Dosja u plotësua e Balili u vetëdorëzua.

I lumtë! U deshën 3 vite lufte e përpjekje Tuaj, Tonat, dhe te “Atyre” qe ti mbushim mendjen që Ai ti hipte Benxi-t e ti dorëzohej kolonel Veliut.

Komisar Katani, italiani, doli demode në këtë vend. Ai tashmë i përket filmave të shekullit tjetër. Edhe kjo që s’ishte dëgjuar ndodhi.

Më kujtoj ky dorëzim me kushte, një histori nga koha e Partisë tonë te PPSH. Isha për të bërë një emision radiofonik me rininë, në burgun e Batres, në Martanesh. Ishte dimër si tani. Kishte ngrirë gjithçka. Të vetmit që punonin ishin te burgosurit në minierën e kromit.

Bashkë me to, punonte edhe një i dënuar ordiner. Ai mblidhte dru në pyll. Ecte 1 orë nëpër borë jashtë burgut. Kur e bënte barrën e druve, kthehej përsëri vetë në burg. Larg qoftë, nuk ikte, te arratisej. E kishte bindur Partia dhe “shokët” për vendin që i takonte ne burg…

Ja si përsëriten gjërat..

Po te ishe Ti këtu, do të dorëzohej edhe Ty:

-ta hipje në makine e te zbriste në Komisariat rehat! Por…se pate kete fat!

Nje arritje tjeter e madhe eshte se me ne fund, edhe lufta kunder krimit te organizuar po na del me fitim.

Nuk vine më të shumëkërkuarit përpara kohe në qeli, të harxhojnë gardianë, përgjime e celular. Vinë atëherë kur, e ku duhet e si duhet.

Nejse, Ti tregova këto si ekspert që Je, per ti përdorur atje ne Kirkistan. Edhe aty luhet shahu.

Duke e mbyllur letren, Ju uroj suksese edhe në implementimin e reformes se drejtesise ne Kirgistan.

Respekte, Star Dylgjeri

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/leter-ambasadorit-lu-balili-u-dorezua-nuk-e-pate-kete-fat-ta-shihje-nga-afer-616485/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright