Leskaj/ Situata në Kumanovë më e rrezikshme nga mungesa e qeverisa Maqedonase

456
Nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, Valentina Leskaj, në fjalën e saj në punimet e kësaj asambleje duke folur deklaroi se situata në Maqedoni rrezikon të përkeqësohet nëse ngjarja e ndodhur në Kumanovë nuk merr vlerësimin e duhur.

“Shpreh keqardhjen e thellë për jetët e humbura në incidentin e Kumanovës. Situata në Maqedoni është serioze dhe mund të përbëjë rrezik nëse nuk vlerësohet siç duhet. Zhvillimet e fundit në Kumanovë kanë dhunuar të drejtat dhe marrëdhëniet ndëretnike. Këto marrëdhënie mbeten delikate për sa kohë Marrëveshja e Ohrit zbatohet pjesërisht”, tha Leskaj.
Sigal