Ylli Dylgjeri: Informacion për strukturat e larta në PS

E klasifikuar SEKRET

Sipas një Portali, "Lëvizjet e ditëve të fundit të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shkaktuar debate edhe brenda vetë Partisë Socialiste. Socialistët janë gjendur në dilemë se si duhet të reagojnë ndaj këtij “eksodi” dhe për këtë arsye gjatë mbledhjeve të ditëve të fundit, qoftë të grupit parlamentar, qoftë të Kryesisë së PS, ka pasur diskutime rreth kësaj çështjeje. Disa prej përfaqësuesve të partisë qeveritare janë rreshtuar kategorikisht kundër pranimit të këshilltarëve të LSI në PS". Duke qenë njohës i këtij "halli" do iu jepja disa rekomandime për sjelljen e drejtuesve të PS ndaj këtij "eksodi" të LSI drejt saj. 

E para, strehimi i tyre. Nisur nga reformat që janë në rrugë të mbarë, ku dhe anëtarët e komunitetit LGBT sot mund të përfitojnë strehim, nuk ka pse mos e kenë këtë bonus edhe të larguarit e LSI drejt PS.

E dyta, përzgjedhja. Mes tyre ka mjaft kapacitete, që, duke i mbajtur pranë mund t' iu thithni eksperiencat më të mira prej nga vinë, p.sh punën në grup, me femrat, me lekun, me fisin, me lagjen etj. Mos u shihni çfarë marrin në gojë, shihni çfarë nxjerrin nga goja. 

E treta, duhet të evidentoni elementin AGBV, ose spiunët vullnetarë. Janë nga më të spikaturit. Janë bio. Nuk e përpunojnë ç’kanë dëgjuar, por e sjellin te shefi, siç e kanë dëgjuar. Punojmë dhe si burim i mbyllur. Për këtë ka nevojë çdo parti. Mbledhin informacionin nga jashtë dhe janë ndjekës të vëmendshëm të filmave me James Bondit. Kur i prishen planet, e qajnë edhe punën e disinformacionit.

E katërta, jepuni autonomi! Vetëm në lëvizje dalin vlerat e tyre. Nuk mund t’u mohohet emri i tyre i parë: Lëvizja Soc...etj. Do të shihni se sa shpejt do tëlëvizin gjërat e fjetura edhe te Ju, pas dhënies së autonomisë. Kaq si për fillim. Do t’u njoftoj përsëri sipas numrit të rekrutuarve të radhës. "Holta"