Leli: Gjatë sezonit turistik, do shtojnë orët e punës për të arritur eficiencë maksimale

414
“Sjellja jonë me mjedisin dhe ambientin që na rrethon, do të përcaktojë mënyrën se si do të na shikojnë dhe gjykojnë brezat që do të vijnë”, u shpreh mes të tjerash kandidati i Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Evropiane, për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e 21 Qershorit, Dritan Leli, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqatave mjedisore.
Duke prezantuar programin e tij për mjedisin, Leli u ndal tek çështje konkrete të platformës së tij në këtë fushë, për mandatin e ardhshëm. Ai sqaroi se, politikat mjedisore janë të ndara në dy shtylla, të mëdha, apo platforma ambienti dhe edukimi ambiental. Në këtë drejtim, ai theksoi se prioritete do të jenë rritja e sipërfaqeve të gjelbëruara, pyllëzimi dhe pastrimi i mbeturinave në mënyrë më efiçente. “Gjatë sezonit turistik, kur shtohet numri i banorëve të qytetit shërbimet e bashkisë do të shtojnë orët e punës për të arritur një eficiencë sa më maksimale”, theksoi Leli. 
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane garantoi të pranishmit se, pikënisja e politikave të zhvillimit të territorit do të jetë mbështetja e projekteve për edukimin e fëmijëve në shkolla, duke ndërthurur vlerat ambientale dhe ato kulturore.
Sigal