Legalizimet, Paloka: Lejuat ndërtimet pa leje. Braçe: Mos fol me gjuhën e tritolit

452
Ndryshimet në ligjin e legalizimeve ka shkaktuar debate mes kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe deputetit të Lushnjës, Erjon Braçe. Gjatë fjalës së tij, Paloka ka akuzuar Braçen se po prishin ndërtime, edhe pse janë me leje, ndërsa e ka quajtur atë një ‘ndërtues’. Ligjvënësi i PD-së, tha se disponon një mesazh, të dërguar nga një qytetar, i cili i ka shprehur shqetësimin se i kanë prishur objektin. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i socialistit Braçe. Deputeti theksoi se janë prishur ato ndërtime pa leje që pengonin zgjerimin e rrugës në rotondon e Çermës dhe atë të Garbianit, ndërsa qeveria i ka kompensuar të gjithë ato ndërtesa që kanë pasur legalizimet.

Paloka: Ligjin po e ndryshoni për dy vila të ndërtuara kohët e fundit
Deputeti i Partisë Demokratike akuzoi qeverinë, dhe drejtpërdrejtë deputetin Erjon Braçe në lidhje me prishjen e disa objekteve në Lushnjë. Sipas tij, Braçe po favorizon që të legalizohen dy vila që janë ndërtuar pa leje, që sipas tij janë të militantëve të tij. “Të dyja këto vila janë ndërtuar në mbrojte të Erion braçes. A e di kryeministri këtë? ja pse po bëhet ky ligj. Ja pe bëni këtë ligj, për këto vila që janë ndërtuar kohët e fundit nga militantët e tyre. Ndërkohë që qytetarëve të thjesht ua keni prishur dhe kur kanë pasur leje.”, tha Paloka.

Braçe: Shes shalqi, nuk jam ndërtues
E ashpër ka qenë përgjigja e deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, në lidhje me akuzat e kolegut të tij demokrat, Edi Paloka. Braçe ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa i bëri thirrje Palokës që mos tu flas njerëzve me gjuhën e tritolit, pasi ata do përballen me ligjin. “Ky thotë vetë se jam ndërtues, unë spo i them gjë. Jo, unë shes shalqi. Karotat i ka dikush tjetër. Makinat që vini në rotondon e Çermës dhe në Garbian, kur përplaseshin, futeshin në lokalet e këtyre zonave. Qeveria i ka shpërblyer të gjitha këto ndërtime dhe madje më shumë. personi që flet zotëria jo vetëm që nuk ka ndërtim, ka pasur një objekte të lënë përgjysmë, mbi kanalin kullues. Zotëria ka qenë në ndërtim pa leje, i pa hipotekuar. Sa për pozicionin tim zoti Paloka, bën mirë që të më dëgjosh mua se ca them. kam pasur kontakte me kryeministrin tim, dhe jo tënden. kur flet herë tjetër për Lushnjën, informohu. Mos u informo në Karbunarë, mos u merr me rrugaçët. Mos e përdor gjuhën e tritolit me ata njerëz, se do përballen me ligjin pastaj.”, tha Veliaj.
Gjermeni: Legalizim edhe ndertimeve te qershor 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni prezantoi sot në Kuvend ndryshimet në ligjin e legalizimeve, duke ftuar deputetët t’i votojnë me qëllim që të marrë fund procesi i legalizimit një herë e mirë. Ajo tha se me ndryshimert në ligj, “Përfshihen në procesin e legalizimit edhe ndertime tderi në qershor 2014-të” Ministrja deklaroi se gjendja e ALUIZNI-t ishte katastrofike kur qeverisa e re nisi punën. Ajo shtoi se gjithcka ishte në kaos, ndërsa gëlonte korrupsioni. “Ka pasur shumë problematika dhe pengesa nga pikëpamja administrative dhe proceduriale… Mos ekzistenca e një baze të mirfilltë të të dhënave, mungesa inventari, keqadministrim. Na lanë trashëgimi gjyqet për vendime të gabuara që kanë marrë, 1 në 2 legalizieme në 2012-2013 përfundon në gjyq. Nuk kishin verifikusar objektet e jo më të mblidhnin dokumentacionin”. Gjermeni tha se kjo qeveri vetëm në 12 muaj ka legalizuar 32 mijë e 900 objekte, të krahasuara me rreth 22 mijë që qeveria e kaluar ka dhënë në 8 vite. Procesi nevoje immediate ti hapim rrugët integrimit të szonave informale. Realizimi i këtij procesi sipas saj, është një nevojë imediate që I hap rrugë integrimit dhe urbanizimit të zonave informale.
Sigal