Lefterie Lleshi: Të ndalet fushata e parakohshme…ose gjobë partive

484
TIRANË – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Lleshi institucionit të vetëm për administrimin e zgjedhjeve, u bëri thirrje partive politike që të ndalin fushatën e parakohshme. Në mbledhjen e kësaj të hënë, kryetarja e KQZ-së theksoi edhe njëherë se fushata nis zyrtarisht më datë 22 Maj dhe se kushdo që shkel Kodin Zgjedhor, tha ajo, – do të dënohet me gjobë nga 100-500 mijë lekë të reja. 
Forcat politike në vend nuk ngurruan të prezantojnë në një fushatë intensive elektorale kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Një fakt që nuk do të tingëllonte çuditshëm nëse kandidatët për kryebashkiak nuk do të kishin shkelur Kodin Zgjedhor i cili përcakton se fushata elektorale nis vetëm një muaj para zgjedhjeve, e konkretisht më 22 maj. 
Sigal