Lefterie Lleshi që  shpërdoroi 4.2 milionë euro, kandidate për çmim ndërkombëtar në …Afrikën e Jugut

481
Sigal

KQZ-ja, jashtë dekorohen, në Shqipëri padi penale për burg për shpërdorim fondesh në 23 qershor 2013

Partia Socialiste më 20 qershor 2013 dorëzoi në Prokurorinë e Tiranës, nëpërmjet zëvendës sekretarit për Çështjet Zgjedhore (atëherë) Bledi Çuçi (sot ministër për Çështjet e Pushtetit Vendor dhe përgjegjës edhe për çështjet organizative të zgjedhjeve elektorale) padi penale ndaj kryetares të KQZ-së, Lefterie Lleshi (Luzi sot) për shpërdorimin e 4.2 milionë euro për moszbatimin e projekteve të numërimit elektronik në Qarkun e Fierit dhe të identifikimit elektronik në Qarkun e Tiranës. Kryetarja e KQZ-së, sipas padisë të PS-së, kishte favorizuar në tenderim jo transparent kompaninë spanjolle, së cilës, pasi iu dha tenderi, iu dhanë paraprakisht gjithë shuma e 4.2 milionë euro për zbatimin e projekteve në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Mirëpo kjo kompani e përzgjedhur nga KQZ-ja, gjithmonë sipas padisë të PS-së, dështoi për pamundësinë e saj teknike, mirëpo përvetësoi paraprakisht gjithë shumën e parashikuar dhe..iku!

Në  vend të burgut… çmimi ndërkombëtar

Prokuroria e Tiranës, me kritere të njohura …politike, deri tani, padinë penale të PS-së ndaj shpërdorimit të 4.2 milionë euro nga KQZ-ja me përgjegjësi ekskluzive të kryetares të KQZ-së Lefterie Lleshi, e ka arkivuar në …harresë. Natyrisht, pasi e ka kapërcyer ylberin e (off)transparencës së prokurorisë, Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, duke mos duruar përse (ende)  nuk dekorohet brenda  Shqipërisë, për shërbimet e saj të caktuara ndaj interesave të caktuara, u përpoq që të gjente vlerësimin e saj ndërkombëtar, si një menaxhere e padënueshme nga ligji penal edhe kur shkel me shpërdorime fondesh të mëdha ligjin elektoral. Kështu, këto ditë Kryetarja e KQZ-së, meqë ligjërisht nuk ndiqet penalisht nga Prokuroria, ka fluturuar në skajin jugor te Planetit, në Afrikën e Jugut për t’u dekoruar me çmim ndërkombëtar  “Çmimi i Menaxhimit të Zgjedhjeve” (Election Management Aëard) meqë deri në Afrikën e Jugut ende nuk ka mbërritur padia penale e PS-së ndaj KQZ-së  pikërisht për shpërdorim të 4.2 milionë euro në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013.  KQZ-ja na njofton pjesëmarrjen e Kryetares së KQZ-së, znj. Luzi në Simpoziumin e 9-të Ndërkombëtar të Çështjeve Zgjedhore, që po mbahet në Cape Toën të Afrikës së Jugut, ku KQZ-ja jonë dhe Kryetarja e KQZ-se, znj. Luzi janë nominuar si finaliste për çmimin ndërkombëtar “Çmimi i Menaxhimit të Zgjedhjeve” (Election Management Award).

 Jakup B. GJOÇA