Lefteri Luzi: Të depolitizohet administrata zgjedhore

560
Sigal

Gazeta Telegraf/


Kryetarja e Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lefterije Luzi u shpreh dje për nevojën e
depolitizimit të administratës zgjedhore, e cila në Shqipëri ndërtohet mbi
bazën e propozimeve të partive politike. Kryetarja Luzi tha se kjo duhet të
jetë një cështjet më kryesore që duhet t’i jepet zgjidhje, jo vetëm në kuader
te rekomandimit kryesor të OSBE/ODHIR-t, por dhe si nevojë për përmirësimin e
administrimit të procesit zgjedhor. “Sot, kur vendi është anëtar i NATO-s dhe
aspiron të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së, përbërja e komisioneve
zgjedhore mbi baza partiake, apo ekzistenca e hapësirave ligjore që mundësojnë
funksionimin e tyre mbi bazën e sjelljeve politike, do ta vlerësoja si një
anomali, e cila vazhdon të ndikojë në standardet e proceseve zgjedhore”, u
shpreh Luzi. Ajo u ndal tek zgjedhjet e pjeshme për kryetar të Bashkisë Dibër,
ku partitë politike me qëndrimin e tyre nuk i justifikuan kompetencat e gjëra
që i njeh kodi zgjedhor lidhur me administratën zgjedhore. Ndryshimi i
përbërjes së 98% të komisioneve të qendrave të votimit dhe emërimi i anëtarëve
të grupeve të numërimit vetëm pak përpara fillimit të procesit të numërimit,
dëshmon domosdoshmërinë e marrjes së masave konkrete për siguruar
profesionalizmin e administratës zgjedhore, tha kryetarja Luzi. Propozimet e
saj do t’í përcillen dhe komisionit parlamentar për reformën zgjedhore pranë
Kuvendit. Deklaratat e kryetares Luzi u bënë gjatë punimeve të seminarit
“Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor: shkëmbimi i përvojave
mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”.