Lefteri Lleshi dhe tre anëtarët e KQZ-së, në burg për shpërdorim detyre

495
Sigal

Zbardhet spekulimi financiar me 4.1 milonë euro për sistemin elektronik të numërimit verifikimit të zgjedhësve

Papërgjegjshmëria e kryetares  së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi, i ka kaluar caqet e një spekulimi financiar, që ka çuar dëm më shuam se 4.1 milionë euro, të cilat u parashikuan, 1.2 për realizimin e sistemit elektronik të numërimit të votave (SEN) në qarkun e Fierit dhe 2.9 milion euro për realizimin e sistemit elektronik të verifikim dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV) në qarkun e Tiranës dhe transmetimi i rezultateve në selinë e KQZ-së në Tiranë. Por pas provës së dështuar që u bë pardje, askush nuk mundë ët justifikohet me paditurinë e vet dhe as me papërgjegjshmërinë totale që po karakterizon komisionerët që kanë mbetur në KQZ. Prandaj, për këtë shkelje të rëndë financiare, nuk ka avokat që t’i shpëtojë katër përfaqësuesit aktualë të këtij komisioni, të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët procedurat dhe rregullat e përcaktuara për zbatimin e projektit të teknologjisë elektronike në votimet e 23 Qershorit. Gëtja i madh në një nga baladat e tij tregon se si një njeri kishte frikë të mbushte ujë natën dhe kërkoi ndihmën e xhindeve. Pastaj, jo vetëm ujë që nuk mbushi, por nuk kishte si të largonte as xhindet. Kështu janë bërë sot përfaqësuesit e KQZ të cilët janë thirrur nga politika për të monitoruar një proces zgjedhor, por ata jo vetëm që nuk po kryejnë detyrën e tyre, por po hedhin në koshin e plehrave miliona lekë. Lefterie Lleshi duke qenë edhe Kryetare e Entit të Prokurimeve të tenderëve për këtë projekt ka një përgjegjësi të dyfishtë, prandaj, hetuesia duhet të nis procedurat urgjente për zbardhjen e të gjitha shkeljeve, që kanë shkaktuar këtë humbje drastike në ekonominë tonë, ku pesha kryesore bie mbi taksapaguesit shqiptarë. Si mund t’i falen 4.1 milionë euro, papërgjegjshmërisë së një grupi komisionerësh, të cilët nën kryesinë e Lefteri Lleshit kanë hedhur në erë këtë shumë financiare, duke thënë në fund se “prova dështoi”. Jo vetëm për shkak të konfuzionit ku futet procesi, politikisht, por thjesht, për shkak të dëmit të lartë financiar, përgjegjësit e kësaj katrahure duhet të përgjigjen para gjyqit. Sepse me atë fond lekësh, do të mundësohej blerja e një pjese ët madhe të infrastrukturës zgjedhore, ose mund të zgjidheshin shumë nevoja të tjera financiare. Në këtë mes, faji është i dënueshëm edhe thjesht për dështimin. Pa llogaritur këtu përfitimin, apo abuzimin me fondin e përcaktuar. Lind pyetja: Përse nuk u zbatua afati i parashikuar dhe përse dështimi i projektit u la për ditët e fundit të periudhës parazgjedhore. Dhe pyetja tjetër që vjen menjëherë pas të parës është kjo: Kush i futi në xhep, paratë e parashikuara, me të cilat, tre komisionerët së bashku me Lefteri Lleshin, u tallën kaq rëndë. Dhe më tej, pyetja lidhet me vonesën e organeve ligjore për të prangosur shkaktarët e këtij spekulimi të madh që organizua 13 ditë para 23 qershorit? Tani edhe  numërimi elektronik SEN shkon drejt dështimit, duke hedhur në koshin plehrave edhe shumen tjetër pre 1.2 milionë eurosh. Kështu, me këtë komision që thirrëm në ndihmë, jo vetëm që “nuk mbushëm dot ujë”, por shpenzuan aq shumë, saqë mund të zgjidhnim pagesat e pensionistëve për shumë kohë. Dhe e keqja është se nuk mund t’i heqim dot qafe, nëse prokuroria dhe hetuesia nuk i merr ata si të pandehur për dëmin e tyre.

PARTITË POLITIKE FSHEHIN FINANCIMET E TYRE

TIA publikon raportin studimor “Pushteti dhe Partitë Politike në Shqipëri nën Ndikimin e Parasë”, një analizë e sistemit të financimit politik vjetor në Shqipëri në vitin 2012. Ky raport vjen në kuadër të projektit “CRINIS. Raporti i Transparency International shuan premtimin e partitve politike, atë të qeverisjes me transparencë. Raporti studimor i organizatës konstaton se subjektet politike në Shqipëri i fsheshin financat e tyre si tek anëtarësia edhe tek publiku i gjerë. Analiza e TIA-s mbi ndikimin e parasë në politikë, vlerëson se Shqipëria ka në kuadër të mirë ligjor për fiancimin e partive,por zbatim të dobët në praktike, çka e vlerëson vendin tonë me 5.9 pikë nga 10 maksimalet. Në këto kushte, TIA kërkon ndërhyrje në ligjin për partitë politike për të rregulluar publikimin e të ardhurave nga vetë partitë.

Në një sistem të përshkallëzuar vlerësimi nga 0 në 10 { pamjaftueshëm (0 deri në 3.3), mesatar (3.4 deri në 6.7) dhe mirë (6.8 deri në 10, indeksi CRINIS për Shqipërinë është në nivelin mesatar me 5.9 pikë, duke reflektuar një kuadër të mirë ligjor, por zbatim të dobët në praktikë. Indikatorët e vlerësuar me pikët më të ulëta janë sanksionet dhe masat parandaluese. Sanksionet e parashikuara në ligj nuk parashikojnë penalitete përtej gjobave financiare dhe nuk janë të mjaftueshme për t` iu përgjigjur shkeljes së ligjeve. Masat parandaluese të analizuara përfshijnë ekzistencën e një llogarie të vetme bankare apo ndalesa mbi depozitat në para cash, nxitjet fiskale për publikimin e dhurimeve nga kompanitë private apo kohës televizive transmetuar nga mediat, mekanizma vetërregullues (kod etike i partive politike) për abuzimet me burimet qeveritare. Ndër to, ligji aktual “Për Partitë Politike” parashikon vetëm ndalesën e dhurimeve me para cash me vlerë më të madhe se 100,000 Lekë dhe kryerjen e tyre përmes një llogarie të posaçme bankare duke krijuar kështu mundësinë e një kontrolli joefektiv për fondet e dhuruara nën 100,000 Lekë. Përmes këtij raporti, TIA i bën apel KQZ-së, si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, të garantojë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike duke ndërmarrë hetime proaktive për të verifikuar llogaritë e tyre financiare. KQZ duhet të demonstrojë pavarësinë e duhur institucionale për ndëshkimin me çdo kusht të financimit të paligjshëm të partive dhe zbatimin efektiv në praktikë të dispozitave ligjore në fuqi e detyrimeve që lindin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, e gjithë parashikimet kushtetuese e ligjore, partitë politike në Shqipëri nuk informojnë anëtarët e partisë, votuesit dhe publikun e gjerë mbi financat vjetore, çka konsiderohet si treguesi kryesor i papërgjegjshmërisë dhe mungesës së transparencës.

PROKURIMI PËR TEKNOLOGJINË ELEKTRONIKE, DËSHTIM I KRYETARES SË KQZ-SË

Të dielën që shkoi u zhvillua testi i Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve, projekti pilot që do të realizohet në Qarkun e Tiranës. Sipas Kodit Zgjedhor, ky test duhet të ishte bërë që në muajin prill, me qëllim, që në të gjitha ato raste, kur për arsye të ndryshme, mund të dështojë realizimi i një projekti, KQZ-ja të ketë të gjitha mundësitë kohore që të realizojë një tender të ri, me qëllim që të zbatohet një projekt tjetër. Mirëpo, për arsyet që i di vetëm zonja Lleshi, si kryetare e KQZ-së, por edhe si kryetare e entit të prokurimit, për projektet e zbatimit të elektronikës në votime, ky test u zhvillua vetëm pak ditë nga data e zgjedhjeve, duke bërë të pamundur, çdo alternativë tjetër zgjedhëse, nëse ky projekt dështon.

Testi i SEV-it i dështuar. Dëmi 2,9 milionë euro

Sikurse u pa edhe nga prova e testit të SEV-it, të dielën, zbatimi i këtij projekti nuk i përjashton mundësitë e manipulimit të votave. Së pari, vështirë që SEV-i  të njohë kartat e identitetit e falsifikuara. Kjo do të thotë që dikush, apo shumë votues mund të votojnë edhe me kartat e identitetit  të falsifikuara. Gjithashtu, SEV, e jep në kohëvonesë, pas 48 orësh, nëse dikush voton 2, 3, 4, 5  herë, në qendra të ndryshme votimi. Kjo, do të thotë, që, pavarësisht, nga penalizimi ndaj atyre që votojnë dy herë, vota do të konsiderohet e vlefshme, çka do të bëjë të mundur edhe manipulimin e rezultatit. Një dështim tjetër është se makineria elektronike e identifikimit nuk mundi të njohë deri në 10 % kartat e identitetit. Gjithashtu, pas një verifikimi në kompjuterët e instaluar, dy ekspertët shqiptarë u shprehën se sistemi mund të bjerë pre e korruptimit dhe ndërhyrjes nga jashtë. Përfaqësuesit e firmës spanjolle theksuan se nuk e kanë realizuar një mbrojtje të tillë, pasi nuk e parashikonte kontrata me kërkesat e paraqitura nga KQZ-ja. Pra, ky projekt është gati të dështojë, duke hedhur në lumë edhe 2,9 milionë euro të projektit. Edhe numërimi elektronik SEN shkon drejt dështimit, çka do të thotë që edhe aty, 1,2 milionë euro shkuan dëm.

Mungesa e transparencës të tenderave nga Kryetarja e KQZ-së

Kryetarja e Entit të Prokurimeve të tenderave të projektit të zbatimit të teknologjisë elektronike në votimet e 23 Qershorit, d.m.th, të numërimit elektronik në Qarkun e Fierit  dhe të SEV në Qarkun e Tiranës, që është Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi në asnjë hallkë të zbatimit të tenderave nuk tregoi transparencën e duhur, aq sa edhe përfaqësuesve të PS-në në KQZ nuk iu dha informacioni i duhur, qoftë për zbatimin e tenderave, qoftë edhe të njohjes paraprake të firmës dhe të projekteve të saj. Në vijimësi, zonja Lleshi nuk zbatoi edhe afatet kohore të parashikuara në Kodin Zgjedhor për zbatimin e testeve, që në rast dështimi, të merreshin masat për të përzgjedhë dikë tjetër. Nëse dështon ky projekt, gjë që është shumë e mundshme, pasi testet e numërimit elektronik dhe SEV-it nuk e dhanë provën bindëse, a nuk duhet të përgjigjet kryetarja e KQZ-së për shpërdorim të detyrës, për shkak të mungesës së transparencës? Po  për dëmin ekonomik, që llogaritet në mbi 4 milionë euro, që u dhanë dhe projekti vështirë të zbatohet, kush duhet të përgjigjet?  A nuk është sërish, përgjegjëse Kryetarja e Entit te Prokurimit dhe, njëkohësisht, kryetare e KQZ-së, për 4,1 milionë euro të dhëna për projektet e dështuara të SEN dhe SEV?