Lefter Maliqi zbardh marrëveshjen e fshehtë, prapskenat në parlament

672
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se votimi i dy emrave të Kushtetueses ishte një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Në fjalën e tij deputeti është shprehur se ata nuk kishin mundësi për të zgjedhur dhe se emrat ishin përcaktuar, pasi sipas tij kur ka shkuar në parlament, ka dëgjuar se si flitej me disa nga deputetet e opozitës së re dhe bëhej marrëveshje për votat e emrave të përcaktuar.

“Shkova në parlament dhe po dëgjoja fjalët për votimin e anëtarëve të kushtetueses. Në një debat me opozitën e re që mund të jenë 5 ose 6 deputetë që i shërbejnë opozitës së bashkuar dhe socialisteve, të tjerët janë nën pushtetin e mazhorancës. Me parlamentin e Shqipërisë nuk mund të isha pjesë e atij pazari. Unë jam dakord që të ngrihet kushtetuesja por sipas ligjit. Mazhoranca e kishte vendosur tashmë për kë të votosh. Do merrja pjesë në votim nëse do të kishte tre emra dhe kur të zbatohej proceduara ‘President-Parlament,” tha Maliqi.