Lefter Maliqi: S’thonë kot kur drejton i keqi vendin e merr dreqi

153

Nga Lefter Maliqi

S’thonë kot kur drejton i keqi vendin e merr dreqi. Fara e keqe do zhdukur shpejt. E kush na drejton?? Kryeministri i tepsisë, filxhanit, timonit, Romeos dhe Zhuljetës, i zaptimit të institucioneve, vjedhjes së shqiptarëve.

Turp na çoi 20 vjet prapa, e varfëroj popullin, me gjoba, rritje taksash, rritje çmimesh, energjinë, ujin, naftën etj. Na turpëroj brenda dhe jashtë vendit me Citjane e atlete, me drogën e krimin e organizuar, me korrupsionin dhe pasigurinë, me deputetë, kryebashkiakë, ministra, drejtor të përgjithshëm të arrestuar për krime në Europë, me të shkuar të errët kriminale, pa shkollë, pa nivel me pasuri marramendëse nga djersa e popullit etj etj. Vettingu në politik i nxjerr zbuluar (lakuriq) Ramën dhe gjithë zinxhirin e tij drejtues në qeveri, parlament, administratë dhe pushtet lokal.

Kjo farë e keqe po su zhduk shpejt do shumohet dhe do shkelë me këmbë popullin që mezi pret antarësimin në BE. 300 mijë shqiptarë kanë emigruar, vendi drejt shpopullimit, vetëm dje ishin 100 mijë nxënës më pak në shkolla, disa shkolla u mbyllën, infermierët kanë braktisur spitalet dhe qendrat shëndetësore duke emigruar në Gjermani.

Premtoj shëndetësi e legalizime falas por mashtrime, abuzime, korrupsion, pasiguri, varfëri. Vendi po shkon drejt diktaturës. Vendi po shkon drejt mosbindjes civile.