Lefter Maliqi: Shqipëria ka vetëm një opozitë të bashkuar, jashtë parlamentit

742
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Shqipëria ka vetëm një opozitë! Është opozita e bashkuar jashtë parlamentit! Ajo që po bën betejen e madhe historike për demokraci e Shqipëri europiane! Do me pyesin shqiptaret pse jam unë në paralament? Unë jam Lefter Maliqi! I votuar gjithmonë nga populli i Beratit! Jam atje për ta diskretituar parlamentin e krimit! Fyhem pa masë kur më thonë që unë jam pjesë e opozitës së re! Opozita e re është një trillim, nje mjerim, nje turp! Janë ca vartes te Kaloresit te Rilindjes se krimit dhe Tao taos! Ata nuk bejne opozite! Ata jane te lumtur kur Kaloresi deshtak me Ertv -ne e tij u permend emrin! Ata jane te lumtur te perdoren e te turperohen kunder presidentit te republikes! Sigurisht janë të pakt nga opozitë e re që kanë dinjitet,intrigitet dhe vota.Ky paralament po merr fund! Ne grahmat e fundit eshte ai bashke me kalorësin deshtak qe enderron te behet despot! Fundi i tij do jete dite e bukur per shqiperine, se bashke me te do te varroset opozita e emeruar, ajo qe shitet e blihet, ajo qe tradheton cdo gje e gjithmone! Opozita e vertete eshte e vetmja shprese! Shpresa po troket dhe per pak do jete realitet! Shqiperia lufton per demokraci! Une jam ushtar i saj, çdo ditë e në çdo betejë! Më 30 qershor nuk ka zgjedhje sepse shqiptaret nuk duan mesjeten tiranike por te ardhmen europiane! U bej thirrje vartesve te Kalorësit deshtak te Rilindjes Se krimit dhe Tao taos, mos u ndyni kaq shume, se ju duhet te dilni prape ne rruge pa police, mos u beni pjese e skenarit per te turperuar vendin , e kam fjalen per te ashtuquajturen opozite te re, duke shkaterruar kushtetuten kunder presidentit! Nderin e keni humbur po jeni ende ne kohe per te mos u mbuluar me turp gjithe jeten!Sot unë do jem në Protestë kundra zgjedhjeve të 30 Qershorit,kundra përplasjes civile, kundra instalimit të diktaturës.Shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë domozdoshmeri, me qeveri teknike, ndryshim sistemi zgjedhor me standarte Europiane per të ardhmen e sigurt.Uragani popullore merr përpara dhe i çon në Surrel i mbyll ne bunkier Kaloresin deshtak,tao taon,ciu ciun dhe gjithë oligarket e krimit elektoral e shtetëror.