Lefter Maliqi, Ramës: Zjarri që po ndez kundër Metës do të djegë ty

603
Sigal

Nga Lefter Maliqi (Fjalimi në Kuvend)
Të nderuar koleg, të dashur vëllezër dhe motra Shqiptar që ndiqni punimet e parlamentit nga çdo cep i botës. Sot degjuat recitime me fleterrufe te mazhorancës si revolucioni kineze dhe fletethirrje si te sistemit komunist,degjuam arrogancen dhe parodine e kalorsit te rilindjes ku deputetet e tij e duartrokisnin me ovacione si xhaxhi Enver dikur,por Enverin e terhoqen zvarr pas vdekje kurse ky do iku per se gjalli me turp nga historia si diktator me endrra perandori e sulltani apo Kadafi.Ju e duartrokisni se keni frike se perfundoni dhe ne burg pasi ky kalores i pabese jo vetem genjen por dhe ju fut ne burg si ish koleget tuaj Ndoka e Cuko dhe ju shet si Tahiri,Dako etj apo si bandat kriminale qe i perdori per vota dhe jane ne burg,kaloresi juaj ka frike nga zgjedhjet se sfiton dot me nga bashkimi opozitar.Skeni pare gje akoma kaloresi i rilindjes po shkon drejt humneres se sigurt.
Interesi juaj është legjitim, pasi çështja që trajtojmë është e një rëndësie të veçantë!
Sot mazhoranca është organizuar ti bëj gjyqin Presidentit të Republikës së Shqipërisë!
Kjo tufë mjerane me argumente boshe kërkon të sulmoj atë që na përfaqëson të gjithëve në mënyrë të barabartë, atë që jo më kotë e kemi quajtur Simboli i Unitetit të Kombit.
Jam përpjekur ti marr në konsideratë dhe ti shqyrtoj argumentet tyre në fakt, madje edhe faktorin ndërkombëtar që i bën tifo mazhorancës dhe me të drejtë lindi e njëjta dilemë që kishte ngritur KM me një video të z. Junker dhe pyetjen:
Kë besoni Ju?
Mqs ka mjaft qytetar që ndajnë të njëjtën dilemë se kë duhet të besojnë, Unë personalisht sot para jush po bëj me dije konkluzionin tim final dhe të palëkundshëm, që bëhet formal qysh nga momenti që e deklaroj sot përpara jush.
Se nga qëndron e drejta mes Kryeministrit dhe Presidentit,
Unë preferoj të besoj më shumë Bill Clintonin që Shpërfilli Kryeministrin tonë që sillej si klloun , sesa kllounin pianec Junker që nuk është në gjëndje as të recitoj siç duhet udhëzimet e Ramës!
Unë preferoj më shumë të besoj xhestit të Bill Clinton që i shtrëngoi në mënyrë shumë domethënse dorën Presidentit Ilir Meta , sesa ti besoj 1000fjalëve z. Junker që njihet më së shumti për papërgjegjshmërinë dhe gafat e deklaratave të tij .
Unë i besoj atij që më ndihmoi mua si Shqiptar të çliroja Kosovën, sesa ti besoj atij pijanecit që sjellë përçarje mes Shqiptarëve.
Sot Kombi na shikon dhe gjykon, prandaj do ju lutesha të mos vazhdoni me këtë skenar inkuizicioni ndaj Presidentit, sepse edhe sikur të doni ta ‘digjëni në turrën e druve’, përsëri nuk do mund të thyeni shpirtin e tij dhe ligjet e demokracisë që kanë hedhur rrënjë tashmë dhe mbrohet me fanatizëm nga Presidenti i Republikës.
Zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri bëhen vetëm kur ka alternativ zgjedhje dhe garë të vërtet konkuruese, Presidenti me veprimin e tij dinjitoz si ish student i dhjetorit 90, qe permbysen diktaturen per ëndrren Europiane,me cdekretimin e dates se zgjedhjeve shmangu perplasjen civile,shmangu instalimin e diktatures etj prandaj thirrja ime është ti drejtohemi Presidentit jo më me kërcënimin për shkarkim por me një lutje që të mbledhi tryezën e partive politike dhe ti japim zgjidhje këtij ngërçi politik të rrezikshëm për stabilitetin e vendit dhe sigurinë e qytetarve.Zgjedhje pa alternativa dhe pa opoziten smund te kete,votimi i hapur smund te ndodh,vendi ka nevoje per zgjedhje te lira e te ndershme dhe konkurim vlerash me alternativa.
Pra, Vota ime është kundër iniciativës tuaj si mazhorancë dhe këshilla ime është të reflektoni sepse zjarri që po luani do t’ju djeg pikërisht juve që luani.