Lefter Maliqi: Rama, mbahu kalorës se do i duhesh Rilindjes

518
Sigal

Deputeti i opozitës në Kuvend, Lefter Maliqi, ka thumbuar kryeministrin Rama për fushatën, duke i bërë thirrje që të heqë dorë.

“Mbahu kalorës se i duhesh Rilindjes dhe jo PS. TTT ja bënë Kalorësi ne fushatën e tij te dështuar e fasade. T-ja tregon qe je bere tellall dhe gazi i botës.

Kurse Th.Th.Th-ja jote tregon Thellimin e krizës dhe përplasjes civile ku po çon vendin. TTT tregon dhe trurin qe duhet t’i thërrasësh sa s’është vone ! Th.Th.Th-ja tregon thashethemet e fundit se po ta fusin servilat qe mban afër dhe po të çojnë drejt dështimit fatal. Megjithëse bënë mirë të shohësh filmin arritën Titanët.

TTT,ThThTh ,Ciu Ciu e Tao Tao refreni yt si iso labçe. Mbaje veten Trim mos qaj se lotët s’të bëjnë mire, shëndeti mbi të gjitha se karriget dihet s’janë tonat”, ka shkruar Maliqi.