Lefter Maliqi: Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit

673
Sigal

Nga Lefter Maliqi:

Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit. Por e kundërta po ndodh pas 2009 me këtë sistem të fëlliqur politik ku ka mbushur parlamentin me deputete të Kryetarëve, të paaftë, me diploma të blera, kriminel, biznesmenë me pasuri të dyshimta me prejardhje korruptive e kriminale, ky është fundi i demokracisë. Të dashur miq mos prisni që ky vend të bëhet nëse s’ndryshon sistemi zgjedhor. Por kush do ta bëj ndryshimin e sistemit zgjedhor? Deputetët aktual servila të Kryeministrit. Rama nuk do ndryshim sistemi se do të vendosë, vet listat e deputetëve me lista të mbyllura, Rama nuk pyet për popullin. Si ka mundësi çështë kjo demokraci ku populli nuk voton deputetët por voton vetëm partinë dhe listën e mbyllur të Ramës apo të opozitës. Nëse sistemi elektoral nuk ndryshon në sistem mazhoritar ose me lista të hapura atëherë demokracia nuk egziston, vendi do të shkojë në kriza më të mëdha ekonomike e politike, dhe vendi shkon drejt  ç’popullimit dhe emigrimit masiv. Nëse deputeti nuk zgjidhet nga populli atëherë deputetët nuk bëjnë ligje që i shërbejnë popullit por ligje që i shërbejnë Kryetarëve. Nëse populli nuk voton drejtpërdrejtë deputetët me emra atëherë vendin e drejton krimi, dhe truri do largohet nga ky vend siç janë larguar. Sistemin e ndryshon vetëm presioni popullor, i shoqërisë civile dhe ndikimi i menjëhershëm i ndërkombëtarëve. Zoti e ndihmoftë Shqiperinë.