Lefter Maliqi nis marshimin drejt kryeministrisë/ ‘Kundër zgjedhjeve farsë, kundër instalimit të diktaturës’

450
Sigal

Protestës së sotme para kryeministrisë i është bashkuar edhe deputeti i ri i parlamentit, Lefter Maliqi.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi jep edhe arsyet pse është në protestën e nëntë kombëtare të opozitës së bashkuar.

“Drejtë Protestës. Kundër zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit. Kundra instalimit të diktaturës. Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve që kanë kapur qeverinë, që përdoren për blerje, shantazhime, kërcënime votuesish pro zgjedhjeve të lira, të ndershme”, shkruan Lefter Maliqi.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

“Drejtë Protestës. Kundër zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit. Kundra instalimit të diktaturës. Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve që kanë kapur qeverinë, që përdoren për blerje, shantazhime, kërcënime votuesish pro zgjedhjeve të lira, të ndershme. Pro zhvillimit ekonomik, sigurisë në vend dhe ëndrrës Europiane. Qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë në dorë fatet e vendit dhe të vendos me votë të dretpërdrejtë të lirë e të ndershme për deputët që do, dhe qeverin që do. Sot është dita nesër do jetë vonë. I bashkohem me zemër e shpirt demokratëve të ndershëm dhe socialistëve të zhgënjyer që duan shkëputjen përfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit. Rroftë Shqiperia, rroftë Demokracia, poshtë Diktatura”.