Lefter Maliqi: Ky Parlament është i mbushur me të korruptuar dhe analfabeta

1012
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Të dashur shqiptar po ju drejtohem juve se qeveria dhe deputetët e PS s’kanë lidhje me ju pasi jetojnë në planet tjetër ose janë me pushime. Jo më kot artisti i madh Reshat Arbana shprehet: “Hani pini e rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka, të pa b… ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka, është koha e çakenjve dhe e maskarenjve.” Ky parlament ka kohë mbi 3 muaj që bën aktrim e show duke u marr vetëm me Presidentin që vet e zgjodhën, vet e bën dhe kryetar parlamenti, dhe Presidenti ju dha disa herë mbështetjen për të fituar Bashkinë e Tiranës dhe Qeverinë në 2013. Mosmirënjohja e Ramës ndaj Z.Meta s’ka kufi, ai shantazhon me komision qesharak hetimor por e di shumë mirë fuqinë, aftësinë, kurajon, patriotizmin, korrektësinë e z.Meta, të cilin e ka frikë. Të dashur shqiptar këta s’duan të ndryshojnë sistemin zgjedhor sepse kanë frikë nga vota e drejtpërdrejtë e popullit, dhe me sistemin aktual deputetët janë kthyer si dele të Kryetarit. Asnjë deputet i PS nuk flet kundër, vetëm pak ngriti zërin Bushati e shkarkoi si ministër, e hoqi si drejtues të qarkut Shkodër dhe po e sulmon nëpërmjet Top Channel-it. Kudo ka pllakosur varfëria dhe pasiguria, kemi emigrime masive, shpopullime dhe mbi 100 mijë nxënës më pak dhe shkolla të mbyllura dhe infermierë që po braktisin spitalet dhe qendrat shëndetësore. Kemi vjedhje kolektive me oligarkë miliona euro kontrata rrugësh, babëzi e zhvatje për çdo gjë, për shkak se Rama është kthyer në peshkaqen duke rrëmbyer pasuritë tuaja, duke zaptuar gjithë institucionet, duke vënë në rrezik demokracinë. Nuk egziston më demokracia lokale, është kapur reforma në drejtësi, vendi pa gjykatë të lartë kushtetuese. Rama ka frikë nga zgjedhjet pasi e di shumë mirë që nuk fiton, ka frikë bashkimin e PD me LSI dhe bashkimin e tyre me Çamët dhe minoriterin grek. Rama hap panik në Parlament që do arrestohet Meta ka mbi 3 muaj, por për t’u arrestuar është Rama që ka si kokë turku Tahirin dhe të tjerë që i ka shitur. Meta ka vepruar dhe vepron si burrë shteti, ka merita në çdo detyrë që ka kryer si ish kryeministër, ish kryetar parlamenti etj pasi ka luajtur rol vendimtar në të gjitha marrëveshjet dhe reformat në interes të shqiptarëve. Po kështu z.Berisha ka merita për bashkimin e shqiptarëve me rrugë, anëtarësimin në Nato, lëvizjen e lirë në BE si dhe dyfishimin e pagave të infermierëve, mjekëve, mësuesve, pensionistave. Rama do njihet në histori si KM dështak, piktor i dështuar, që varfëroi popullin e vodhi, që e shpopulloi dhe bashkëpunoi me krimin e bandat jo vetëm duke vjedh popullin por dhe duke futur duart në votën e popullit. Koha për ndryshim sistemi dhe për rrëzimin e kësaj Rilindje që s’ka lidhje as me PS, as me Shqiptarët.