Lefter Maliqi: Haradinaj burrë shteti, Rama piktor i dështuar

1141
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, teksa i uron suksese Ramush Haradinajt, thotë se akti i dorëheqjes si kryeministër i Kosovës, tregon dinjitet, fisnikëri dhe akt demokratik. Nga ana tjetër, teksa nënvizon përmes një postimi në facebook se Haradinaj do të mbahet mend në histori si mbrojtës i interesave të Kosovës, Rama sipas tij, do të mbetet gjithmonë piktori dështak. ”Rama frikacak, i kapur nga oligarkët, krimi, korrupsioni se njeh dorëheqjen. Rama e varfëroi, çpopulloi, kriminalizoi, parcelizoi me drogë vendin, pengoi hapjen e negociatave në BE, kapi institucionet, shantazhoi gjyqtarë, prokurorë, median, kërcënon opoziten, bënë votime moniste etj dhe nuk jep dorëheqjen”.

Postimi i plotë

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, është veprim dinjitoz, fisnik, burrëror dhe akt demokratik e perendimor. Ramushi mbetet lider me vizion dhe shembull për politikanët Shqiptarë. I uroj suksese si gjithmonë triumfator mbi të drejtën, pasi ky burrë shteti vë interesin e Kosovës dhe të ardhmes së popullit vet mbi të gjitha.

Akti i tij prej lideri ka futur në panik Kalorësin e Rilindjes i cili në karrierën e vet politike aktin e dorëheqjes nuk e njeh. E çfarë dallimi Haradinaj trim, kurajoz, patriot jep dorëheqje. Rama frikacak, i kapur nga oligarkët, krimi, korrupsioni se njeh dorëheqjen. Rama e varfëroi, cpopulloi, kriminalizoi, parcelizoi me drogë vendin, pengoi hapjen e negociatave në BE, kapi institucionet, shantazhoi gjyqtarë, prokurorë, median, kërcënon opozitën, bënë votime moniste etj dhe sjep dorëheqje.

Rramushi do ngelet në histori për gjurmët e lëna si komandant i UÇK -së, akteve patriotike dhe mbrojtjes që i ka bërë dhe i bënë çështjes dhe interesave të Kosovës, kurse Rilindasi Rama do mbahet mend si piktor i dështuar. Kryebashkiak dhe kryeminister problematik, konfliktual, i paafëe, ironik, shantazhues, karagjoz në veshje, mosmirënjohes, arrogant etj.