Lefter Maliqi: Do jem në protestën e opozitës. Rama po sillet si kriminel me shqiptarët

714
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi, në një postim në Facebook, deklaron se më 21 qershor do të jetë në protestën e opozitës kundër Edi Ramës. Maliqi shprehet se kryeministri Edi Rama ka tejkaluar çdo limit dhe po sillet si kriminel me shqiptarët.

Postimi i Lefter Maliqit në Facebook:

Kalorësi i rilindjes pasi Shqipëria digjet del në media e krihet. Turp natën se zë gjumi, ditën hiqet i qetë. Kjo arrogancë e tij, kjo ironi, ky shantazh për të friksuar popullin, opozitën, socialistet e ndershëm që i ka braktisur, tregon një fund të hidhur të tij.

Keqardhje të dashur miq socialist e demokrat të ndershëm. Mua më kujton kur isha drejtues policie disa kriminel të keq në shpirt që spranonin fajin, krimin dhe qeshnin me urtësi krimineli, me gjakftohtësi, kur kishin bërë vrasje dhe krime makabër. Kjo tregon që kalorësi i rilindjes dhe jo i socialistëve që i ka zhgënjyer, është bërë njësh me krimin e bandat, është i kapur keq nga ata dhe sillet si ata gjakftohtë ditën dhe në pagjumësi natën. Dt. 21 ditë vendimtare kundër krimit, bandave që kanë marr peng institucionet, shtetin dhe kalorësin e Rilindjes së krimit. Unë do jem në proteste bashke me mua dhe mbështetësit e mi, larg rilindjes së krimit dhe opozitës së re fasadë që është oksigjeni i kalorësit të rilindjes dhe tao taos, ciu ciut dhe mamicës së Skëndërbeut.

Revoltë popullore demokratike deri në rrëzimin e narkoshtetit dhe realizimit të zgjedhjeve të lira të ndershme dhe ëndrrës Europiane.

Shqipëria si gjithë Europa.