Lefter Maliqi: Do jem dhe unë në shesh kundër instalimit të diktaturës

530
Sigal

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në hyrje të qytetit të Librazhdit. Kryeministri Edi Rama pak më parë zhvilloi takime me banorët e Prrenjasit, ndërkohë që qyteti ka qenë në shtet rrethim nga garda dhe forca të shumta policore. Mbështetësit e selisë blu nga shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë tentuar t’i zënë rrugën shefit të qeverisë, ndërsa ka patur edhe një përplasje mes tyre dhe policisë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pas vendimit të Edi Ramës për të hyrë në zgjedhje pa dekret të Presidentit dhe pa opozitën. Takimi i sotëm më Përrenjas, siç e përshkruajnë qytetarët në rrjetet sociale, ka qenë mjaft i tensionuar dhe përplasja me forcat e rendit ka qenë e fortë. Kjo zonë njihet si e majtë dhe një reagim i tillë i qytetarëve tregon se vendimi i Edi Ramës për zgjedhje pa opozitën nuk mbështetet as nga vetë votuesit e PS-së.

Lidhur me ngjarjet e pasdites së sotme ka reaguar dhe deputeti i pavarur Lefter Maliqi, i cili përmes rrjeteve sociale, shprehet se do ti bashkohet edhe ai protestave të qytetarëve të zonës.

“Në Protesten e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve për liri, demokraci, zgjedhje të lira dhe të parakohshme. Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën. Populli do marrë në dorë fatet e veta. Kundra instalimit të Diktaturës, kundra zgjedhjeve farsë, kundra krimit, korrupsionit, bandave dhe Oligarkëve që po mbajnë peng Qeverinë”, shprehet Maliqi.

Në Protesten e radhës do jem bashkë me ju mes protestuesve per liri demokraci,zgjedhje te lira dhe të parakohshme.Shikojeni Kalorësin e Rilindjes si i presin rrugën .Populli do marr në dorë fatet e veta.Kundra instalimit te Diktatures ,kundra zgjedhjeve farsë,kundra krimit,korrupsionit, bandave dhe Oligarkëve qe po mbajnë peng Qeverinë.

Gepostet von Lefter Maliqi am Donnerstag, 13. Juni 2019