Lefter Maliqi: BE bllokoi publikimin e përgjimeve nga Bild

597
Sigal

Deputeti Maliqi: Segmente të BE bllokuan publikimin e përgjimeve nga BILD

Deputeti Lefter Maliqi  u shpreh dje se pavarësisht se ka pranuar mandatin e deputetit, dalë nga listat e PD-së, vetë ai është për shpërndarjen e këtij Kuvendi, që është kthyer në qesharak. “Situata është drejt një përkeqësimi të rëndë, pavarësisht se unë në nisje jam shprehur kundër djegies së mandateve të opozitës, unë kudo kam reaguar për këtë keqqeverisje, për faktin që Kuvendi është kthyer në një fasadë, pasi miratohet çdo ligj që kërkon zoti Rama. Unë kam qenë një zë kundra dhe që në momentet e para kam qenë që ky parlament të shpërndahet sa më shpejt, pasi është bërë qesharak në sytë e qytetarëve. Ka deputetë të opozitës së re që nuk dinë të lexojnë, njësoj si në PS, po këta të paktën nuk dalin në media që të flasin, pra vendi është në një krizë të madhe, për shkak të sistemit të miratuar në 2008-tën. Ndodh që në krye të qarkut ka njerëz analfabetë dhe janë në Kuvend, vetëm për shkak të renditjes nga kryetarët e partive në listë. Parlamenti i shërben vetëm socialistëve, skandali më i fundit është nisma për të shkarkuar presidentin, është një lojë dhe Teatër i tyre, jo më kot iu drejtuan komisionit të Venecias, për të marrë mendim”, u shpreh Maliqi. Deputeti tha më tej se dekreti i Presidentit Meta i shërben uljes së gjakrave mes palëve politike, pasi mund të kishte pasur dhe përplasje në 30 Qershor. “Presidenti i shërbeu uljes së gjakrave, pasi mund të kishte pasur përplasje në 30 Qershor, ka pasut viktima në kushte normale, jo më tani që situata është në kushtet e të jashtëligjshmes. Edhe raporti paraprak i OSBE-OHDIRIT e thoshte se mungesa e garës dëmtonte rëndë procesin, Rama nuk pyet për vendime gjykate, unë jam i pari që e them se presidenti ka të drejtë ligjore që të shkrijë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë siç e parashikon Kushtetuta e vendit. Pranvera e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve, është ndërhyrë në BE që të ndalohet publikimi i tyre nga ana e BILD. Kam dijeni se do të ishte në të mirën e shqiptarëve që këto përgjime të mos publikoheshin. Duhet të largohen të gjithë ata politikanë që nuk kanë mbështetje nga ana e qytetarëve, unë jam për të vendosur listat e hapura, me 100 zona”, përfundoi Maliqi.