Lefter Maliqi: Skandal, Rama i shpalli luftë opozitës dhe gjithë shqiptarëve

537
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi e cilëson si skandal vendimin e Prokurorisë për të marrë të pandehur edhe me forcë, kreun e PD, Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

Skandal Kryeprokurori, Kryepolici, Kalorësi i Rilindjes, urdhëron marrjen të pandehur të Kryetarit të Opozitës, dhe nëse nuk paraqitet do urdhëroj shoqërimin forcërisht të tij. Ska të ndalur kalorësi me ushtrin e rilindjes ka shpallur luftë me opozitën është kundra marrveshjeve. Kalorësi po i pushton të gjitha trojet, sot pushtoj e nënshtroj parlamentin, ka pushtuar prokurorin, drejtësin, KQZ, SHIKU-n, po pushton Presidencën, Pushtetin Lokal dhe së fundmi dhe Opozitën. Shtetet fqinj Italia,Greqia,Maqedonia,Mali i Zi në gadishmëri po ruajnë kufijtë nga Lideri Global, Zot na ruajt ku po përfundojmë, luftuam për liri, demokraci, shembëm diktaturën në 1990 , jemi për paqe. Por kalorësit nuk i ndalet shpata do dhe kokën e kreut të shtetit, kreut të opozitës nuk ngopet do shumë më tepër troje, pushtet ,sundime. Mendja gjë e madhe, zot na ruaj.