Lefter Koka: Njerëzve në nevojë ju mungon aksesi , ju mungon informacioni si të përfitojnë atë çka atyre ju takon

723
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë një takimi me banorët e lagjes 7 të Durrësit, është shprehur i keqardhur mbi gjendjen në të cilën ndodhen shumë prej lagjeve të qytetit. Koka shoqërohej në këtë takim dhe nga disa prej kandidatëve të Lsi në Qarkun Durrës, Ferdoza Izvira, Arbi Shtylla, Eneo Hasa, Xhojana Gjineci dhe Arben Qato.

Koka gjatë bashkëbisedimit me banorëte e kësaj zone u shpreh se :- “Më vjen keq dhe ndonjëherë duket mision i vështirë, tek sheh dhe dëgjon shumë familje jetojnë me ndihmë ekonomike, që jetojnë me atë shumë e cila është për të mbijetuar. Shumë të tjerë, nuk e dinë se si aplikohet dhe përftohet kjo ndihmë dhe janë dhe pa të. Shumë të tjerë, invalidë apo njerëz që duhet të përfitojnë, nuk kanë asistencën e nevojshme se si duhet të aplikojnë. Të mos ndalemi në banesat sociale, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të mangëta qytetin e Durrësit. Ndaj shpesh, ndihem keq kur dëgjoj që ka kaq shumë problem dhe vazhdojnë të shtohen, në vend që duhet të kishte ndodhur e kundërta.Shumë qytetarë nuk gjejnë mënyrën, rrugën për të shkuar dhe për të përfituar kempin. Kjo sigurisht, kërkon një përkujdesje më të madhe nga pushteti vendor, që një I zgjedhur duhet të dijë problematikat që ka zona dhe të mund të bëjë maksimumin e nevojshëm”

Në vijim të fjalës së tij, Kreu I LSI për Durrësin, Lefter Koka, u shpreh I indinjuar gjëndjen e mjeruar në të cilën ndodhet infrastruktura në qytetin e Durrësit, gjë që I kushtëzon qytetarët për aktivitete në orët e vona të mbrëmjes.

“Pra, ajo, që ka qenë më kryesore, kemi qenë të vendosur për të patur përfaqësim me qytetarë të qarkut të Durrësit. Se jam I bindur dhe mendoj që çdo kush ndjeshmërinë më të madhe e ka kur është nga vetë komuniteti. Ju garantoj që mrekullia nuk vjen dot vetë. Nëse, popujt nuk marin fatet e tyre në dorë, nuk mundemi dot ti zgjidhim problematikën. Të jetosh në një qytet ku nuk ke parkim, ndriçim, ku ke infrastrukture të rënduar, besoj që çdokujt i jep një ngarkesë psikologjike. Boll halle ka një njeri ti shtohen dhe këto, besoj që janë shumë. Shumë nga lagjet, besoj që nëse vjen këtu në orën 9 apo 10 do ta shohësh si një fjetore të madhe”, tha Koka.

Ndërkohë, Ministri Koka e quajti të pafalshme që fëmijëve durrsak tu mohohet e drejta për të jetuar një fëmijërinë normale, me kënde lojrash apo parqe, të cilat pothuajse janë inegzistente në këtë qytet. “:- Është e pafalshme që këta fëmijë të mos jetojnë fëmijërinë e tyre, dhe fëmijëria jetohet duke patur një park lojrash apo të kësh mundësinë të blesh diçka, por nëse, do tërriten me kushte të kufizura, ne sot nuk po bëjmë një jetë cilësore të rritur, nuk do kuptojnë dot fëmijërinë apo adoleshëncën nesër”.
Sigal