Lefter Koka: Kryeministri Rama, qesharak kur kërkon timonin i vetëm

83
Deputeti i lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka gjatë fjalës së tij, para banorëve të Spitallës foli për programin e kësaj partie dhe kërkoi votën e çdo të riu e të vjetri për t’i dhënë mundësinë LSI të drejtoj vendin. “Kur jam në Spitallë, pavarësisht nëse janë banorë të vjetër apo të rinj, ndihem mirë, sepse flas për një zonë që kam kaluar 25, 26 vitet e jetës time dhe sigurisht më dhimbsen disa gjëra, ashtu si më vjen mirë për disa gjëra të tjera që mund të jenë bërë mirë. Më vjen keq, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë anëtar i kabinetit dhe sigurisht kam parë se si dhe sa Kryeministri e ka mundësinë për të drejtuar vendin, dhe më duket qesharake sot të thuash kërkoj timonin i vetëm. Sepse një kryeministër i vetëm është kur drejton. Më duket po aq qesharak kryetari opozitës, Basha, ku qendroi për 3 muaj në çadër dhe pati disa arsye objektive për të pasur frikë për të shkuar në zgjedhje sepse vendi që mbushur me kanabis. Për habinë e të gjithëve Basha nuk e ka më këtë shqetësim. Pra, të bësh një pakt, Basha ka një hall dhe të vetëm që të rizgjidhet prapë kryetar i opozitës dhe këtë ndihmë për turp të dynjasë ja kërkon Ramës. Dhe Rama që i kërkon Bashës që po pata nevojë për ndonjë deputetë diversant që mund të kesh te lista jote, të më kalojë dhe të bëhem unë Kryeministër nesër. Është një gjë që kodi elektoral nuk të lejon as Ramën as Bashën ta bëjnë dot qeverisjen”, -tha Koka. Ndërkohë, Koka është ndalur dhe te fenomeni i kanabizimit të vendit, ku u shpreh se: “Fenomeni i kanabisit do të sillte grupe kriminale, rivalitet midis bandave do ta kthenin Shqipërinë si Kolumbi, siç dhe ndodhi që Durrësi ishte qyteti më i kriminalizuar. Ku strukturat e policisë së shtetit ishin të lidhura me këto banda kriminale”.