Lë kryebashkiakët me Ministrat, Rama takim me Ambasadorin LU

496
Shefi i qeverisë, Edi Rama, po zhvillon një takim në Kryeministri me Ambasadorin amerikan Donald Lu. Ky i fundit kishte mbërritur në Kryeministri, teksa Rama ishte në një takim me Kryebashkiakët.
Shefi i qeverisë nuk e përcolli deri në fund aktivitetin. Duke u kërkuar ndjesë, ai u ngrit nga salla e hartave duke ua besuar Ministrave të qeverisë, të zgjedhurit vendorë.
“Shumë faleminderit, ju kërkoj shumë ndjesë por jam në një takim që nuk e anulloja dot. Më vjen shumë keq për këtë. Ju vazhdoni me pjesën e fundit”.
Ndërkohë këtij takimi i janë bashkuar edhe Ambasadorët gjerman, francez, italian, britanik dhe ai i OSBE.
Ende nuk ka detaje rreth fokusit të bisedimeve të Ramës me kryediplomatët, por vlen të theksohet se takimi vjen pas zhvillimeve të vrullshme në kampin rozë.
Sigal