LDK e VV në front të përbashkët për dialogun, kanë edhe kritika ndaj Thaçit e Haradinajt

493
Sigal

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, dhe ai i VV’së, Albin Kurti, kanë zhvilluar sot një takim. Pas këtij takimi ata kanë dalë me një platformë të përbashkët për negociatat e Kosovës me Serbinë. Ata kanë thënë se institucioni që duhet të përcaktojë temat e bisedimit në dialog, është Kuvendi i Kosovës, e jo presidenti Thaçi. Po ashtu, ata kanë theksuar se thirrja e një konference ndërkombëtare nga kryeministri Haradinaj, është e panevojshme

Në komunikatën e tyre të përbashkët, LDK e VV kanë shtuar se dialogu duhet të udhëhiqet nga një qeveri e cila ka legjitimitet politik dhe e përfaqëson shumicën parlamentare.

Ata kanë kritikuar Thaçin, duke thënë se ai nuk po sillet në harmoni me Kushtetutën, pasi po i shkel parimet kushtetuese, duke negocuar kështu territorin e Kosovës.

Këto dy parti, kanë drejtuar po ashtu kritika edhe ndaj kryeministrit Haradinaj, duke thënë se thirrja për një konferencë ndërkombëtare do të jetë e panevojshme dhe e papranueshme. Sipas tyre, kjo do të hapte rrugë për ndërhyrje të Rusisë dhe Kinës në një process të pavarësimit të Kosovës, i cili është përmbyllur në vitin 2018.

Kjo është komunikata e plotë e LDK’së dhe VV’së: