Lazarati, Paloka: Do dërgojmë deputetët e Komisionit të Sigurisë

37

Partia Demokratike do të nis një grup deputetësh të Komisionit të Sigurisë për të parë zhvillimet e fundit në Lazarat. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se  policia po fsheh atë që po ndodh në të vertet në fshatin Lazarat. “Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Lazarat, në kushtet e një mungese të transparencës nga policia. Kemi informacion nga banorët për gjendjen shqetësuese. Për të mbajtur qëndrimin tonë do të nisim një grup deputetësh nga Komisioni i Sigurisë për të vëzhguar zhvillimet e fundit dhe të marrin informacione në Drejtorinë e Policisë për atë që realisht po ndodh me banorët e atij fshati”, ka thënë Paloka.