Laura Boldrini, vizitë zyrtare Tiranë – Fjalim përpara deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

486
Sigal

Gazeta Telegraf/


Kryetarja e dhomës së
deputetëve të parlamentit italian znj, Laura Boldrini gjëndet sot në Shqipëri
për një vizitë zyrtare pune. Vizita e saj synon konsolidimin e marrëdhënieve
parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë dhe forcimin  e miqësisë mes dy
vendeve.


Zyra e shtypit të kreut të
parlamentit italian njofton se në ora 9.30 ajo do të takohet me kreun e
Parlamentit shqiptar z, Ilir Meta.


Në ora 11.10,  Laura
Boldrinni do të pritet nga Presidenti i Shqipëirsë z Bujar Nishani i cili do
t’i dorëzojë urdhërin e nderit “Gjergj Kastioti  Skëndërbe”.


Rreth orës 13.00 pritet me mjaft
interes fjalimi i kryetares së Parlamentit italian përballë deputetëve në
sallën e Parlamentit shqiptar.


Gjatë pasdites në ora 16.30 ajo
do të pritet nga Ministria e Kulturës znj.Mirela Kumbaro e bashkarisht do të
vizitojnë Bunk’Art.

Më pas ajo do të takohet
dhe  me Ministrin e Punëve të Jashtme z, Ditmir Bushati.

Vizita e kryetares së Parlamentit
italian pas Tiranës do të vazhdoj në qytetin e Kukësit, ku ajo ka punuar në
fund të viteve ’90 si zëdhënse për Europën e Jugut e Përfaqësuesit të Lartë të
OKB për refugjatët.

Kryetari i Bashkisë do t’i
dorëzojë titullin “Qytetare Nderi e Kukësit”, në shenjë ndermi për aktivitetin
e kryer gjatë kohës së krizës humanitare që përfshiu mijëra persona