‘’Latë kokrrën e namit”, Erion Kristo thirrje studentëve: Shkoni te Kryeministria, Rama bëri autogol!

1243
Sigal

Aktivisti dhe njëherësh pedagogu Erion Kristo iu ka kqërkuar studentëve që të shkojnë drejt kryeministrisë pasi sipas tij mbrëmjen e djeshme u kuptua fasada e Ramës se ai nuk e do dialogun.

Kristo shkruan se kryeministri është autori i vërtetë i Reformës në Arsim dhe për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ndërkohë pedagogu thotë se policia ‘’la kokrrën e namit me procedimet për studentët”.

Reagimi i Kristos:

Farsa e djeshme u mesoi shqiptareve se me Ramen nuk ka dialog. Studentet te mos hallakaten me. Shkoni te Kryeministria. Aty eshte autori i vertete i reformes. Ai duhet te mbaje pergjegjesi. Aty do vijne gjithe njerezit ne mbeshtetjen tuaj. Dialogu kerkon sinqeritet. 

Dialogu nuk e pranon mashtrimin. Rama dje beri autogol. Ai nuk po e kupton realisht situaten. Rama e politizoi protesten. Ai po perdor administraten dhe forumin rinor. Jam me studentet! Dhe me keto procedimet penale late kokrren e namit. Shtet ne theqafje.