“Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, mesazhi i të rinjve për moderatorin e Top Channel

613
Sigal

Pas publikimit të lajmit se sonte në Top Channel kryeministri Edi Rama do të jetë përballë një grupi studentësh në ‘Top Show”, kanë reaguar studentët.

Nga protesta, ata u shprehën se kushdo që do marrë pjesë sonte në emision, nuk është përfaqësues i tyre.

Ndërsa nëpërmjet një pankarte i kanë përcjellë një mesazh moderatorit Alban Dudushi. “Largo Ramën o Dudush se sonte s’ta var kush”, shkruajnë studentët.

Studentët i kanë lënë afat deri në orën 16:00 kryeministrit Edi Rama dhe ministres Lindita Nikolla, për përmbushjen e gjashtë kërkesave të tyre, përndryshe ata do të vijojnë protestën e tyre deri në fund.