Largimi i drejtorit nga puna, Nikolla tregon rastin: Rruga që zgjodhi mësuesi për të vërtetën

261
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë publik sot në një konferencë për shtyp rastin e një qytetari i cili kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Ministrja tregoi se edhe pse Gjovalin Veshtaj kishte dalë i pari në portal, vendin e punës e kishte zënë i dyti në listë.
Pas këtij veprimi Veshtaj i ishte drejtuar vetë ministres për të denoncuar rastin.
“Ka aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë, doli i pari në portal, por fatkeqësisht fitoi i dyti. Bëhet fjalë për Gjovalin Veshtaj. Ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti por e raportoi problemin tek unë, e fitoi të drejtën dhe filloi punë,” tha Ministrja.
Me kete deklarate ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka njoftuar shkarkimin kreut te drejtorise arsimore te Malesise se Madhe, pas nje denoncimi te bere ne portalin Shqiperiaqeduam.al.
Gjithashtu Lindita Nikolla tha se kishte kërkuar shkarkimin e përgjegjësve të zyrës së arsimit në Malësi të Madhe.