“Larg qoftë t’i ndodhë gjë”, Rama flet për kërcënimin e Salianjit

572
Sigal

Ashtu si shkarazi në mes të fjalës së tij kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe për lajmin se deputeti demokrat Ervin Salianji është kërcënuar.

Ai shprehu solidaritet me deputetin por nuk e kurseu ironinë.
“Solidaret me Ervin Salianjin, larg qoftë t’i ndodhë gjë se imagjino protestat ‘Ervin, Ervin ti je gjallë’”, tha Rama.

E më pas duke iu referuar një prej banorëve me shumë prona të Unazës së Re, tha se e mbështet deputeti i PD. “Salianji e ka jetë të dytë këtë pas letrës”, s’e kurseu sërish sarkazmën kryeministri.

Dje u bë publike se deputeti demokrat Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë.

“Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar.