Lame nga Malësia e Madhe: I japim zgjidhje hipotekimit

465
Nga Malësia e Madhe, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame e cilë- soi këtë si një ngërç të trashëguar, por të orientuar së fundmi në shinat e zgjidhjes. “Ka probleme me regjistrimin e pronave në hipotekë. Janë probleme të trashëguara, por qytetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi.
Ne po mundohemi dhe jemi duke gjetur një zgjidhje me themel të kësaj problematike. Kërkon vetëm vullnet dhe bashkëpunim midis institucioneve”, tha drejtori i Agjencisë së Legalizimeve.

URBANIZIMI 
Ndërkohë, legalizimi i zonave informale do të pasohet nga urbanizimi i tyre. Në këtë mënyrë sheshohen pikëpyetjet se cili proces do të paraprijë tjetrin. Lame qartësoi edhe një herë dje se prioritet do të ketë procesi i formalizimit. Pasi të mbyllet kapitulli i pajisjes me leje, atëherë do të nisë edhe urbanizimi, që nënkupton integrimin e këtyre zonave.
“Nëse e mbani mend, dilema ka qenë urbanizim përpara apo legalizim, apo legalizim më pas urbanizim. Këto të dyja shkojnë bashkë, sepse është e vetmja mënyrë që të rregullosh pak jetesën në këto zona dhe të mos mbeten vetëm shtëpi të hallakatura kuturu. E vetmja mënyrë që ne mendojmë është ta mbyllim një herë si proces legalizimin, sepse më vonë vjen urbanizimi, ndërtimi i rrugëve e kështu me radhë”, theksoi Lame.
Debati për zonat informale ka qenë i kahershëm. Në nisje të procesit të legalizimit me ligjin e ri, Lame tha se paralelisht do të bëhet skicimi në letër. Pra do të krijohej një ide paraprake se ku do të kalonin rrugët, ku do të ndërtoheshin shkollat e kështu me radhë. Sakaq, pas këtij projektimi, që do të shoqëronte procesin legalizues, do të vinte edhe zbatimi në terren, thënë ndryshe urbanizimi.
NDËRTIMET E PAS 2009
Këtë javë pritet të miratohet edhe projektligji që amniston ndërtimet e pas 2009-s në tokë shtet dhe tokë me pronarë. Sipas kreut të ALUIZNI-t, janë rreth 60 mijë objekte që futen rishtazi, nga këto rreth 1 mijë janë në zonën e Malësisë së Madhe. “Këtë të enjte kalon ligji i ri, që përfshihen objektet e pas 2009.
Pra, ata që nuk kanë vetëdekalruar më parë, me idenë se nuk ishin pjesë e ligjit, tani mund të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për të bërë aplikimin”, tha më tej Lame. Dje, rreth 360 familje në Malësinë e Madhe dhe 841 në Shkodër morën lejen e legalizimit. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit theksoi se vetëm në zonën e Shkodrës presin të legalizohen 22 350 objekte.
Sigal