Lajmi i fundit/PD,Gert Pogdani:Rama tallet,nuk lufton kanabisin

435

Deputeti
i Partisë Demokratike Gert Pogdani ka dhënë deklaratë për median nga Selia e
Partisë Demokratike.

Sigal



Deklarata e plotë për mediat e deputetit Gert Bogdani

 

Vrasja e sotme ne Gramsh që ka motiv parcelat me kanabis, është
tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe
vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument
mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh
motivet e vrasjes në Gramsh.

Eshte e qarte që miliona euro që nxjerr ky biznes kriminal shkojnë
në pak duar, pasurojnë vetëm kartelin e Edi Ramës, që përdoren më pas për të
blerë dhe votën, për të ruajtur pushtetin e krimit, ndërkohe që vazhdon të
thellojë varfërinë e shqiptarëve.

Kryeministri i vendit, në vend që të luftojë kanabisin dhe
trafikantët e tij, tallet, siç bëri mbrëmë në studion e emisionit Studio e
Hapur, në News24, duke konfiskuar një degë kanabisi.

Kryeministri i vendit, tallet, ndërkohe që kjo është realisht
drama më e madhe qe po kalon vendi.

Drame që dje gjeti rrugën dhe tregoi degën e hashashit në studion
televizive, pasi ky biznes kriminal ka mbuluar vendin.

Drame që sot shënon viktimen e radhës në Gramsh, sepse është e
qartë, droga pasuron një grusht të vogël kriminelësh dhe pushtetarësh, ndërkohe
që vret dhe që varfëron qytetarët dhe shkatërron shoqërinë.

Eshtë koha që shqiptarët të bashkohen e ta shpëtojnë vendin nga ky
rrënim.

Shqipëria nuk meriton drogë, nuk meriton të sundohet nga karteli i
Edi Ramës.