“Lajmet e rreme”, Edi Rama sfidon portalet: Gjobë për shpifësit

547
Sigal

Kryeministri Edi Rama mori mbrëmjen e sotme pjesë në një darkë pune me pjesëmarrësit e konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë:“News Agencies vs Fake News”.

Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se “Lajmet e rreme dhe shpifjet kishin një ndjekje më të madhe dhe ishin disa fish më të përhapura me kontributin e ndjekësve se sa lajmet e vërteta.”

Sipas tij kjo duhet luftuar përmes ligjit, pasi situata ësthë krijuar për shkak të izolimit që ka pasur vendi në komunizëm.

Gjithashtu Rama theksoi faktin se krahas masave për të parandaluar shpifjet, autoritetet përkatëse do hartojnë politika për përmirësuar legjislacionin e platformave on-line. Sipas tij, këto platforma nuk dihet se nga kush financohen dhe për çfarë qëllimi marrin këto para. Rama paralajmëroi gjithashtu masa për të garantuar të drejtën e autorit në media.

“Ne do të rrisim gjobat për lajmet e rreme. Të garantojmë të drejtat e autorit. Do ndëshkojmë shpërhapësin e shpifjeve, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës  sa media e fillimit.”, – tha ai.