LAJM I FUNDIT/ Incident në Shkodër, të rinjtë e PD-së i bllokojnë rrugën Ramës. Ndërhyn policia

78
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike i kanë bllokuar rrugën për disa minuta kryeministrit Rama, i cili po shkonte drejt Shkodrës për një seri takimesh.
Të rinjtë u mblodhën në hyrje të qytetit, te ura e “Bahçallëkut”. U desh ndërhyrja e Policisë që të rinjtë të hapnin rrugën.
Rama është në Shkodër sot ku do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të Prefekturës.