“Lёnia e nivelit të borxhit publik qeverisё është katastrofike pёr ekonominё”

1097
Sigal

INTERVISTA/Pajtim Bello, specialist i ekonomisë: “Opozita insiston qё niveli i borxhit publik tё mos kalojё nivelin 58-60% tё prodhimit tё pёrgjithshёm”

Viti 2013 ka filluar me eufori politike, ngaqë partitë politike premtojnë gjithçka, duke patur në sfond zgjedhjet e 23 Qershorit. Qeveria, duke publikuar shifra të INSTAT-it, kultivon idenë se Shqipëria është një vend i fuqishëm zhvillimi ekonomik, derisa ritmet e rritjes ekonomike janë afër 3 %, kur dihet se të tilla shifra, sidomos në kushtet e krizës së tanishme globale, do t’ja kishin zili edhe superfuqitë ekonomike. Nga kahu tjetër, shqiptarët jetojnë një realitet ekonomik, ku papunësia, rritja e çmimeve, ulja e konsumit, mbyllja e bizneseve, e sidomos bizneset e vogla, mungesa e perspektivës janë ankthet e të përditshmes, të cilat mungojnë nga debati politik. Specialisti i ekonomisë, Pajtim Bello, në intervistën për “Telegraf”, pohon se, nuk ka plan antikrizë. Madje, sipas zotit Bello, lënia e nivelit të borxhit në dorën e qeverisë, është me pasoja katastrofike për ekonominë.

-Zoti Bello, në këto kushte të vështira të krizës ekonomike, debati rreth cilave tematikave duhet  të përmbahet?

Masat antikrizё do tё ishin çёshtjet ku duhej tё fokusohej qeveria dhe gjithё debati politik, shoqёror dhe profesional. Vetё masat antikrizё janё tё shumёllojshme, me kohё ndikimi tё afёrt, afatmesme dhe afatgjate. Realisht nuk ka njё plan antikrizё edhe pse tashmё qeveritarёt, pёrfshi edhe Kryeministrin, flasin pёr gjendje krize ose prezencё krize nё ekonominё e vendit. Masa tё tilla do tё ishin pёrqendrimi nё rritjen e tё ardhurave nё buxhetin e shtetit; kujdesi pёr tё mos prekur investimet me fondet e Buxhetit tё Shtetit, sidomos mbёshtetja e sektorёve prodhues; krijimi i kushteve pёr tё kredituar rritjen e prodhimit vendas, ose siç mund ta themi shfrytёzimin e burimeve vendase pёr tё nxitur prodhimin e mallrave, pёrmes politikave tё mbёshtetjes dhe dhёnien tё stimujve dhe garancive tё investimeve nё sektorё tё veçantë tё ekonomisë; stopimin e shpenzimeve elektorale, ku fondet e Buxhetit tё Shtetit bёhen rrush e kumbulla, duke prerё shirita elektorale; nxitjen dhe mbёshtetjen e rritjes sё konsumit, duke rritur e besimit tek konsumatorёt dhe masa tё tjera efektive. Kёtu bёhet fjalё pёr masa konkrete, tё besueshme, tё dukshme e tё verifikueshme dhe jo pёr slogane propagandistike tё qeverisё dhe Kryeministrit.

– Përse sipas jush, qeveria nuk ka të drejtën të vendosë  rritjen e nivelit të defiçitit me vendim të KM-së? Këtë gjë, a nuk e kërkon edhe SHBA-ja, qeveria e Obamës?

Unё mendoj se nuk mund tё heqim paralele midis ekonomisë amerikane dhe ekonomisë shqiptare. Kёtu nuk bёhet fjalё pёr nga madhёsia dhe fuqia ekonomike, por nga struktura ekonomike, nga njё sistem i tёrё institucionesh, ligjesh e mekanizmash qё veprojnё nё ekonominё amerikane dhe mungojnё tek ne, nga niveli teknik e teknologjik, nga niveli i shfrytëzimit tё burimeve natyrore, nga tregjet qё zotёrohen etj… Ekonomia e vendit tonё ёshtё ekonomi nё tranzicion dhe struktura ekonomike dallon ndjeshёm nga ekonomitё e zhvilluara. Mjafton tё themi se 57-60% e PB-së realizohet nga sektori i shёrbimeve, pёr tё kuptuar se kush ёshtё modeli i ynё ekonomik dhe fuqia e ekonomisё sonё.

– Në ligjin buxhetor për çfarë mund të vendoset kufiri dhe cili është qëndrimi i opozitës?

Opozita insiston qё niveli i borxhit publik tё mos kalojё nivelin 58-60% tё prodhimit tё pёrgjithshёm, qё gjithmonё ёshtё konsideruar si mё i pranueshmi pёr ekonomitё nё tranzicion dhe ka qenё fiksuar nё Ligjin pёr Buxhetin e Shtetit. Lёnia e kёtij kufiri nё dorёn e qeverisё, sidomos tё kёsaj qeverie tё papërgjegjshme dhe në njё vit elektoral do tё sjellё pasoja katastrofike pёr ekonominё e vendit dhe tё shqiptarёve. Me kёtё fenomen ne jemi ballafaquar edhe vitin qё shkoi, por nё kёtё vit do tё ndjejmё pasojat dhe goditjet e kёtij shfrenimi ekonomik. Kufiri i borxhit nuk duhej tejkaluar pёr vitin 2013 dhe pёr vitet nё vazhdim.

Në kushtet e krizës ekonomike, për çfarë mund të bëhen  ndërhyrje kushtetuese, për të përshtatur ekonominë me rrethanat konkrete?

Ka vende qё kufirin e borxhit e kanё tё sanksionuar nё Kushtetutё dhe tashmё po debatohet nёse kjo masё kufizuese do tё ishte e dobishme. Kjo vlen edhe pёr vendin tonё. Por e rёndёsishme ёshtё tё themi se qeveria jonё nuk ka mprehtësi parashikuese pёr Buxhetin e Shtetit dhe disiplinё buxhetore tё fortё. Veçanërisht, nё vitet e fundit kemi vёnё re ndryshime tё shpeshta tё buxhetit, kjo edhe në ditёt e fundit tё vitit dhe në afate kohore shumё tё shkurtra! Ndёrkohё, nё njё shtet si i yni edhe Kushtetuta nuk ka ndonjё vlerё tё veçantё, sepse ёshtё ndryshuar, ose ёshtё shkelur sa herё i ёshtё dashur qeverisё.

– Një opsion politik i qeverisë, për të ndikuar në rritjen ekonomike, është marrja e borxheve. Ju e kundërshtoni. Shikoni të tjera mundësi ekonomike?

Borxhi publik ёshtё njё instrument qё mund tё pёrdoret edhe pёr rritjen ekonomike, por jo vetёm. Kjo shёrben kur niveli i kёtij borxhi ёshtё në kufij tё kontrollueshёm, qё tё mos japi efekte tё kundërta, siç ka ndodhur nё vendet rreth nesh, apo, siç po duket, do tё ndodhё edhe tek ne. Qeveria ka spekuluar se borxhet i ka marrё pёr zhvillim, por realisht nga asnjё kredi/borxh i marrё nuk kemi parё dhe nuk shohim tё gjenerohen tё ardhura, qё tё sjellin zhvillim dhe tё shlyejnë kreditё e marra. Qeveria ka marrё borxh pёr tё shlyer borxhet e mëparshme, pra kuptohet se ku ka arritur situata. Rrugё tё tjera pёr zhvillim ka, por para tё gjithave duhet tё hartohet njё plan zhvillimi kombёtar, jo me ujё nё letra, se tё tillё ka plot. Mbi kёtё plan tё orientohen prioritet dhe jo tё veprohet si deri sot, ku fondet hidhen sipas ёndrrave tё kryeministrit, si fjala vjen herё pёr drurёt arrorё, herё pёr tё ashtuquajturin sistem tё kullim vaditjes etj…

– Ku është kontestimi juaj për përbërjen dhe prioritetin e shpenzimeve buxhetore të buxhetit 2013?

 Ёshtё njё buxhet qё karakterizohet nga rrisqet e mёdha pёr realizimin e tij. Unё mund tё numëroj disa prej rrisqeve. Borxhi publik i lartё i trashëguar prej 896 miliardё lekёsh pёrballё ritmeve tё ulëta tё rritjes ekonomike, apo edhe tё rritjes negative, do tё jetё njё rrisk i madh pёr Buxhetin e Shtetit pёr vitin 2013. Ndёrkohё, pasojё e rriskut tё parё sjell rritje tё borxhit dhe tё kostos sё tij. Nё vitin 2013 interesat e borxhit janё sa 14% e shpenzimeve totale tё parashikuara nё Buxhetin e Shtetit, çka nё vetvete ёshtё njё deformim serioz nё ndarjen e shpenzimeve tё buxhetit. Ndёrkohё, buxheti kёrcënohet nga tendenca nё rёnie e nivelit tё konsumit dhe rёnies sё investimeve private, siç ёshtё vёrtetuar nё periudhën e vitit 2012. Rrisqet rriten po të kujtojmё se kreditё e këqija tё sistemit banker kanё kaluar kufirin 255 tё totalit. Ose, mjafton tё kujtojmё se nё vitin 2013 hyjmё me një borxh tё papaguar nga Buxheti i Shtetit ndaj bizneseve private, borxh ky, qё kalon mbi 250 milionё euro, qё, duke mos u paguar, ndikon nё falimentimin e shumё kompanive dhe drejtpërdrejt  nё ritmet e rritjes ekonomike. Janё edhe rrisqe të tjerё si fjala vjen zinxhiri i borxheve nё sektorin e energjisë elektrike, vetё viti 2013 ёshtё njё vit elektoral etj..

–        Borxhi është 896 miliardë lekë

–        Interesat e borxhit janë 14 % e shpenzimeve totale

–        Kreditë e këqija të sistemit bankar kalojnë kufirin 255 të totalit

–        Borxhi i shtetit ndaj bizneseve privatë  është 250 milionë euro

 Plani antikrizë, që ende mungon për ekonominë shqiptare

 Masa tё tilla do tё ishin përqendrimi nё rritjen e tё ardhurave nё Buxhetin e Shtetit; kujdesi pёr tё mos prekur investimet me fondet e buxhetit tё shtetit, sidomos mbёshtetja e sektorёve prodhues; krijimi i kushteve pёr tё kredituar rritjen e prodhimit vendas, ose siç mund ta themi shfrytëzimin e burimeve vendase pёr tё nxitur prodhimin e mallrave, pёrmes politikave tё mbёshtetjes dhe dhёnien e stimujve dhe garancive tё investimeve nё sektorё tё veçantë tё ekonomisë; stopimin e shpenzimeve elektorale, ku fondet e Buxhetit tё Shtetit bёhen rrush e kumbulla, duke prerё shirita elektoralё; nxitjen dhe mbёshtetjen e rritjes sё konsumit, duke rritur besimin tek konsumatorёt dhe masa tё tjera efektive.

– Faleminderit!