Ky njeri tërhiqet vetëm nga gjuha e forcës. Besoj me fjalë nuk do arrijmë gjë“

607
Sigal

Armand Shkullaku, ka deklaruar se projektligji për mediat që parashikon krijimin e një Këshilli Etike që do të vendosë gjoba ndaj portaleve, është një përpjekje e qeverisë për t’u mbyllur gojën gazetarëve dhe mediave që janë kundër mënyrës si po qeveriset Shqipëria.

Tentativë e qeverisë për të kapur dhe kontrolluar median, për ti mbyllur gojën atyre mediave që janë kundër mënyrës si qeveriset në Shqipëri.
Jemi një hap larg regjimeve totalitare. Ne mblidhemi këtu për të diskutuar projektligjet e një të marri.

Problemi ekziston, ka shumë kaos, ka shumë amulli, shumë portale të paregjistruara, ka hapësirë për shpifje, diversion dhe denigrimi, mirëpo regjimet totalitare kështu funksionojnë. Në emër të rregullit dhe disiplinës vendosin autoritetin moral që ia njohin vetes. Unë jam më mirë që problemi të ekzistojë, nuk më prish punë që ka media të tilla, sepse i vlerësn lexuesi. Më mirë të kemi kaos dhe rrëmujë se sa një regjim që do të na mbyllë gojën të gjithëve.

Është e qartë për cfarë bëhet ky ligj. Cfarë duhet të bëjmë që ky njeri të ndalet? Kemi kuptuar që ky njeri tërhiqet vetëm nga gjuha e forcës. Besoj me fjalë nuk do arrijmë gjë“, u shpreh Shkullaku.