KVV: Zgjedhjet vendore të cënuara ligjërisht, hetim blerjes së votës

460
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar raportin e katërt paraprak për zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat, Gerta Meta nga KVV ndërsa ka publikuar rezultatet e vëzhgimit, është shprehur se gjatë procesit të zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 u vunë re fenomene të moszbatimit të ligjit. Duke vlerësuar se zgjedhjet vendore janë të cënuara ligjërisht, KVV thekson se fenomeni i blerjes së votës duhet të jetë në vëmendjen e organit të hetimit.
“Duhet të zhbëhet tradita e shkeljes së ligjit në zgjedhje. Qetësia dhe numërimi i shpejtë në këtë proces zgjedhor tregojnë cilësi. Por zgjedhjet vendore janë të cënuara ligjërisht. Blerja e votës duhet të jetë në vëmendjen e organit të hetimit”, tha Gerta Meta.
Sa i takon periudhës parazgjedhore, KVV thekson se u tejkaluan afatet për listat e zgjedhësve në Qendra Votimi, dhe në Qendra Numërimi. Sipas KVV të atakueshëm nga presioni politik kanë qenë edhe KZAZ dhe KQV. Duke u ndalur tek komisionerët, në raportin e KVV theksohet se u vu re një nivel i ulët i tyre për të realizuar detyrat e caktuara.
Në vijim u nënvizua se atmosfera gjithëpranuese politike e deritanishme, i jep procesit zgjedhor cilësinë e mos cenimit të vullnetit të qytetarëve.
Sigal