Kuvendi voton sot ndarjen e mandateve në çdo zonë për zgjedhjet e 18 qershorit

495
Kuvendi mblidhet sot në seancën e radhës, ku në rend dite ka diskutimin e disa projektligjeve.
Janë parashikuar për votim dhe disa pr/vendime, si ai për ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin, si dhe pr/vendimi “Për krijimin e mekanizmit të përbashkët për monitorimin sistematik të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj”.

Gjithashtu do diskutohen ndryshimet në ligjin “Për inspektimin e punës”, ato në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ligjin “Për Policinë e Shtetit”, si dhe pr/ligjin “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, i shtyrë nga seanca parardhëse.

Në axhendë është përfshirë dhe votimi i dy pr/rezolutave, “për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Studimeve të Krimeve kundër Komunizmit” dhe i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për punën e tyre gjatë vitit 2016.
Sigal