Kuvendi sot voton për Petrit Vasilin

453
Sot në orën 11:00 pritet të nisë seanca plenare e cila parashikon votimin e dekreteve të Presidentit për emërimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe shkarkimin nga ky post të Ylli Manjanit.
Në axhendën e sotme të Kuvendit është planifikuar dhe diskutimin e dy pr/ligjeve në fushën e energjisë, ai “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” dhe pr/ligji “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”.
Ratifikimi i konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për parandalimin e peshkimit të paligjshëm, si dhe ratifikimi i memorandumit me Bashkimin Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Drejtësisë së BE-së, janë ndër çështjet e parashikuara në rendin e ditës se punimeve të parlamentit në seancën e sotme.
Sigal