Kuvendi shqyrton “pronat”, Berisha: Shpronësuat vetëm Kokëdhimën

445
Kuvendi pritet të shqyrtojë të enjten, në seancën plenare të radhës, një numër çështjesh të rëndësishme. Rendi i ditës i parlamentit parashikon diskutimin e pr/ligjit “Për shërbimin postar”, të disa ndryshimeve në ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve.
Seanca e sotme pritet të miratojë një rezolutë të posaçme “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”, si dhe të pr/vendimit “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2015″.
Pikë e fundit e rendit të ditës është shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga komisioni i Medias për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. 
Ish-pronarët’, Berisha: Shpronësuat vetëm Kokëdhimën. Rama: Jeni e shkuara, drejtoheni nga i fundmi i pleqve që përgjojnë çifte nga liqeni
Teksa në parlament po diskutohej pr/ligji për kthimin dhe shpronësimin e tokave të ish-pronarëve, i shtyer mazhoranca e cila ka kërkuar 6 muaj kohë në përpjekje për t’i dhënë fund problemeve me pronën, ish-kryeministri Berisha e quajti këtë një dështim të qeverisë Rama.
Berisha tha se qeveria aktuale s’ka bërë asgjë për shtresën e ish-pronarëve: “Përveç se të shpronësosh Koço Kokëdhimin në mënyrë të papërmbajtur, të bësh pas dy vjetësh nenin për të zgjatur afatin kur si ke dhënë asnjë kacidhe pronarëve…dështim i madh total. Neni duhet të quhet neni i qeverisjes që në dy vjet nuk bëri asnjë veprim të vetëm përveç shpronësimit të Koços dhe grabitjes së 18 mijë hektarë tokë, të caktuar nga qeveria e mëparshme për kompensimin e pronarëve. Tani shpërbleni njëri-tjetrin me to. Krimi i shëmtuar ndaj pronarëve”.
Berisha sulmoi qeverinë duke thënë se nuk ka sjellë ende në Kuvend një ligj të hartuar prej saj.
“E kam seriozisht kur do sillni nje ligj o zotëri. Mbetet me ligjet e mia. Edhe të Fatos Nanos. Nuk e mohoj. Ka vendi qeveri a s’ka”, tha Berisha. 
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka akuzuar paraardhësit për situatën skandaloze me pronat dhe premtimet e pambajtura në 20 e kusur vite për ish-pronarët.
Rama e ka quajtur PD-në të shkuarën, për sa kohë që drejtohen nga i fundmi i pleqve, duke aluduar Berishën.
“Për sa kohë që drejtoheni nga i fundmi i pleqve që shkojnë nga liqeni për të vënë syrin e për të parë ciftet kur bëjnë dashuri, e që disa i dërgonin te sigurimi, e disa të tjerë duke i parë bënin veprimet e nevojës së brendshme”- tha Rama.
Ndërkohë që në përgjigje të akuzave të kreut të PR-së, Mediu dhe ish kryeministrit Berisha, Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se brenda 6 muajve do të vijë në parlament projekti i ri që do t’i japë zgjidhjen e duhur këtij problemi të trashëguar prej vitesh.
“Ajo që dua të them është se shtyrja e ligjit që sapo u diskutua ka vetëm një qëllim për të marrë 6 muaj kohë dhe për të bërë dëgjesat e nevojshme për të sjellë këtu projektin që i jep fund një historie dramatike për njerëzit që kanë pritur 20 e kusur vite për pronat, aq edhe qesharake për ata që gjetën këto zgjidhje në 8 viet të shkuara dhe jo vetëm nuk kanë gjetur zgjidhje por janë bërë lëmsh. Ka disa fakte që e bëjnë më të thjeshtë për njerëzit se cfarë ka ndodhur”- tha Rama.
Paloka: Mendova se do zhdukej, por mirë bëri që doli. Nipi i Spiro Kolekës sapo na tha neve që jemi e shkuara. Që në krye të kthimit të pronave ka vënë vajzën e një ish-anëtari të byrosë politike. Mashtroi nga fjala e parë tek e fundit. Ky i mashtroi nga fjala e parë tek e fundit. Nuk kanë marrë që kur kanë ardhur asnjë vendim për pronarët edhe s’kanë për të marrë se s’mund të marrin nipi i Spiro Kolekës…
Hipokrit i pafytyrë, që deri dje bërtiste për përdorjen e administratës e kalamajve për mitingje. Por u jep urdhra jo të marrin pjesë në mitingje, por t’u vjedhin votat shqiptarëve.
Më i shpifuri i shpifarakëve, të hedh në gjyq për shpifje. Nuk na e mbyllni dot gojën…Kryeministri u ka kërkuar administratës të vjedhin votat e shqiptarëve”.
Meta: Të gjitha provat çojini në prokurori. Të rejat jo të vjetrat. Mbështesim, prokurorinë për të hetuar të gjithë ata që shkelin ligjin. Edhe ata që vodhën lekët në Ujësjellësin e Kuësit. Kukësi s’ka ujë. Edhe Hasani iku dy muaj para zgjedhjeve kur ishe kryeministër ti? Dhe ministër i Brendshëm ai tjetri. Juve s’ju intereson të luftoni korrupsionin kur jeni pjesë e tij, apo jo?
Sigal

Debatet per ndryshimet ne projektligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave

Edhe në këtë seancë plenare kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha. Ndryshimet për ligjin “për kthimin e kompensimin e pronës” u bënë shkak i debateve mes tyre. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se e ka bërë çorap çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave

Ora 12:00 Pronat, Rama: Qeveria e kaluar la një boshllëk total

Në fjalën e tij teksa diskutohej projektligji “për kthimin dhe kompesimin e pronës”, kryeministri Edi Rama u shpreh se sot për herë të parë kemi një regjistër elektronik për fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Kryeministri Rama theksoi se nga qeveria e kaluar nuk ishte bërë asnjë punë në këtë drejtim, ishte një boshllëk total, madje nuk kishte as një databaze me emrat e personave që do të përfitonin pronat e tyre.
“Për herë të parë kemi një regjistër elektronik për fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Fatura e trashëguar për ekzekutim veprimesh është ajo në të cilën janë dhënë vendime pas vendimesh. Ajo që ne gjetëm ishte një boshllëk total pa një databaze emarsh të atyre që ne duket tu kthenim dhe kompensonim pronash. E vetmja faturë parlamentit i vinte nga Partia Republikane e cila ishte vetëm një shprehje orvatie që të mos mbetej në rrugë fugoni i tyre elektoral. Nga ana tjetër janë 26 mijë vendime për kompensim të vëna në rresht që nga viti 1993. Të gjitha këto vendime janë përputhur me hartën e territorit dhe kadastrën dhe i përgjigjet pamjes së territorit për nga pronarët që figurojnë në hipotekë. Aty ku ju thoni se keni ruajtur pronat e qytetarëve, ku thoni se keni bërë hatanë për të vënë në vedn padrejtësitë që i numëroni që nga Enver Hoxha dhe deri tek qeveritë e mëparëshme socialiste, keni lënë gjurmën e paaftësisë qeverisëse në këto 8 vite dhe të raportit të pamundur me qeverinë. Dhe ky raport do të jetë i pamundur derisa të dëgjoni të fundmin e pleqve që dilte nga liqeni për të përgjuar çiftet”, tha Rama.

Ora 11:45 Fino: Qeveria t’i kthejë shtëpinë në Durrës Bylykbashit

Deputeti Bashkim Fino replikoi me Fatmir Mediun dhe Oerd Bylykbashin sa i përket ndryshimeve në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Fino në fjalën e tij veç të tjerash ka theksuar se qeveria aktuale në vitin 2013 ka trashëguar dosje të panumërta, rreth 9300 dosje të hapura pa një zgjidhje. Ndërkohë sipas tij, ligji ka pësuar ndryshime edhe gjatë qeverisjes së PD duke u shprehur në replikë ndaj Bylykbashit se qeveria aktuale duhet t’i kthejë pronën e tij në Durrës dhe se interesi i tij dhe i PD nuk shkon më larg vetes së tyre.
“Qeveria Rama t’ia kthejë shtëpinë në Durrës Bylykbashit”, -u shpreh Fino gjatë fjalës së tij në seancën plenare

Ora 11:30 Bylykbashi: Qeveria preku ish-pronarët, më 21 Qershor ta largojmë

Sipas deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashit qeveria ka bllokuar kompensimin e pronave tek ish-pronarët dhe ndërhyrja në këtë ligj si dhe rishikimi i tij kaq i shpeshtë, sipas Bzlzkbashit është i paligjshëm. Deputeti demokrat u shpreh se ishte qeverisja e djathtë e cila e miratoi këtë ligj dhe ai ndaloi së funksionuari gjatë qeverisjes aktuale e cila nuk i ka shpronësuar në asnjë çast ish pronarët.
“Gjatë këtij 2-vjeçari të qeverisjes tuaj ka ndaluar plotësisht procesi i kompensimit të pronave dhe fatura financiare që do t’i vijë Shqipërise është duke u rritur dhe këtë do ta paguajnë shqiptarët me taksat e tyre”,- u shpreh Bylykbashi.
Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithë ish-pronarëve dhe jo vetëm, të votojnë qeverisjen e djathtë në zgjedhjet e 21 qershorit. “Të nderuar ish pronar edhe të gjithë ju që ju prek kjo qeverisje dhe ky ligj. Më 21 qershor ju ftoj t’i ktheni shpinën mashtruesve grabitqar se nëse do prisni akoma do t’ju mbi bari me ish-përpara”, -tha Bylykbashi