Kuvendi rrëzon dy dekrete të tjera të Presidentit Meta

447
Sigal

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Presidentit Ilir Meta. Bëhet fjalë për Ligjin e Akademisë së Shkencave si dhe ligjin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Deputetët dhe kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla bënë sot diskutime të gjata për këto çështje,  ndërsa në fund Kuvendi çoi në votim dhe dy dekretet e Metës, të kthyera për ndryshim, u rrëzuan  me shumicë votash

Si u votua në Kuvend:

Dekreti i Presidenti  për Kodin Penal

85 vota kundër; 11 pro; 2  abstenim

Dekreti për Akademinë e Shkencave

20 vota pro; 78 kundër; 5  abstenim