Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për tatimin mbi të ardhurat

556
Sigal

Mazhoranca në kuvend ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojrat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.

Kanë qenë 74 deputetë që kanë votuar pro rrëzimit të dekretit të presidentit Meta, dhe asnjë kundër.

Po ashtu në Kuvend është miratuar sot dhe kësti i ri i dëmshpërblimit për të përndjekurit politik.

Nga ana tjetër edhe sot opozita vendosi që të mos ishte e pranishme në Kuvend, duke mbledhur deputetët në Durrës, nga ku u premtuan surpriza të shumta për qeverinë në ditët në vijim.