Sigal

Kuvendi ka pranuar dekretin e Presidentit për ligjin e teratrit, ligj i cili kreu i shtetit e riktheu për shqyrtim duke argumentuar shkeljet.

Kauzat e rëndësishme të opozitës dhe diskutimi në këtë komision ktheu opozitën në Kuvend. Ndërsa mbledhja u zhvillua me debate.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, ku më kryesorja është hapja e garës.

Shalsi: Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekretin e presidentit. Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me këtë ligj kemi ndërmarrë disa diskutime me disa individë të ndryshme apo sugjerime. Pas diskutimeve kemi arritur sot në një draft propozim në lidhje me me amendimet që do të bëjmë për këtë ligj. Pra do të pranojmë dekretin e presidentit duke ndërhyrë në disa nene të vecanta.  

Vokshi: Qenken në siklet për etikën por nuk jeni në siklet për vjedhjen që po bëhet me anë të ligjit që ju miratuat me 74 vota. Nuk është e cuditshme që sa herë ka një projekt të tillë korruptiv del emri i Ilir Beqjas. Një dekret o votohet pro o kundër. Unë nuk e kuptoj ca janë amendimet   e një dekreti që është shumë i qartë. Ligji Rama-Fusha është antikushtetues dhe anti kriminal.