Kuvendi nis seancën, deputetët e PD nuk janë në sallë. Zbulohet arsyeja

501
Sigal

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur sot seanca plenare e Kuvendit, ku është parashikuar që të diskutohen një sërë projektligjesh.

Në një kohë kur parashikohet që në sallën e Kuvendit të jetë e njëjta klimë, si ajo e herëve të kaluarave, mësohet se deputetët e PD-së nuk kanë shkuar ende në seancë. Mësonhet se aktualisht në selinë e PD po mbahet mbledhja e grupit, dhe më pas deputetët, bashkë me liderin e tyre, Lulzim Bashën, do të shkojnë në Kuvend.

Kujtojmë se prej kohësh seancat e Kuvendit nuk janë zhvilluar si normalisht, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kanë vijuar të flasin, ndërsa nuk kanë kursyer akuzat për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, që sipas tyre janë të lidhur me krimin.
parlament-seance-plenare