Kuvendi nis punën më 7 shtator

418
Kuvendi do të nisë zyrtarisht sesionin e ri parlamentar më 7 shtator, të hënën e ardhshme. Zyra shtypit e këtij institucioni, bën të ditur se sesioni i V-të i Legjislaturës së VIII-ë nis në orën 17.00. Ky sesion do të ketë një aktivitet të ngjeshur parlamentar, pasi një sërë reformash mjaft të rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve dhe miratimit nga legjislativi. Reforma në drejtësi, ajo e dekriminalizimit etj., janë një sërë pikash të nxehta debati mes maxhorancës dhe opozitës. 
Sigal