Kuvendi nis diskutimin, Rama prezanton pr/buxhetin 2017

414
Sigal

Kryeministri
Edi Rama prezantoi sot në Kuvend pr/buxhetin për vitin 2017.

Rama u shpreh se “Projektbuxheti
që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij
mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne
morëm detyrën. Për të rritur fuqinë blerëse, financuar bindshem reforma të
mëdha të viteve të fundit që kanë çelur rrugën e një ndryshimi rrënjësor.
Buxheti është arritje shumë e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë
është spostimi i 100 milion dollarëve nga arka e buxheti i shtetit në buxhetin
e familjeve. Kjo shifër nuk përfshin rritjen e rrogave të policisë së shtetit
që në buxhetin e parë me 10 milionë dollarë”.

“Kemi hedhur gjysmë miliard
dollarë për t’i kaluar nga duart e shtetit tek të qytetarëve. Në të njëjtën
kohë na është dashur të shlyejmë 720 milionë dollarë borxhe të fshehura që i
gjetën kur morëm detyrën”, tha Rama.

“Me këtë buxhet financojmë
reformat si motorr i rritjes ekonomike. Hyjmë në një trajektore të uljes së
borxhit publik. Kur erdhëm ën qeveri gjetëm 97% e taksapaguesve që kishin lakun
në fyt të taksës së sheshtë. Qeveria e vjetër kërkon të rikthehet në pushtet
dhe kërkon të rikthejë taksën e shehstë duke iu vënë sërish lakun në fyt 97% të
taksapaguesve”, tha Kryeministri Rama. “Do të rrisim nga janari i 2017 listën e
ilaçeve të rimbursueshme edhe për 600 mijë shqiptarë”, tha Rama.

Rama kujtoi borxhet e qeverisë së
shkuar, sëbashku me fundin që kishin parashikuar për ekonominë dhe PS. Rama u
shpreh i bindur se kjo qeveri do të prezantojë edhe buxhetin e pestë të saj.

“1.6 miliard dollarë të palikujduarn për rrugët. Po ju jap dhe një shifër
tjetër meqe jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve.1.55
miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më
shumë drejt greminës financiare. Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e
greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1
përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe
do vazhdojë të rritet. Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë
një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do
rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK. Por ja ku
është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e
pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe
pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të
borxhit ekonomik, stimulojmë miqeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër
se asnjëherë më parë”, tha Rama.