Kuvendi në seancë plenare/ Bylykbashi:Hoqët 7000 vetë nga puna

438
TIRANE- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi pritet të marrë sot votat e mazhorancës për tu zgjedhur nënkryetar i Parlamentit. Emri i kreut të PDIU-së, pritet të propozohet sot në Kuvend nga grupi i tij parlamentar dhe më pas të marrë votbesimin edhe të kolegëve të tij të mazhorancës. Posti i nënkryetarit të Kuvendit të lënë për Partinë Drejtësi Unitet Integrim dhe Unitet, është në funksion të marrëveshjes së 30 marsit që kryeministri Rama nënshkroi me Shpëtim Idrizin për bashkëqeverisje.
Ajo që e bën më interesante këtë detyrë të re të kreut të PDIU-së është fakti se do të punoj krah nënkryetarit aktual të PBDNJ-së Vangjel Dule. Dy forcat politike kanë qenë gjithmonë kundërshtare të njëra-tjetrës, kjo për faktin se në thelb përfaqësojnë dy kauza të tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Partia e Idrizit është zotuar se do të përfaqësojë popullsinë çame nga të cilët ka marrë edhe votën, ndërkohë që partia e Dules është përfaqësuese e minoritetit grek në parlament. Ky është posti i parë politik që kryeministri Rama i jep aletit të tij të ri Idrizi, pas lënies për PDIU-në të 3 njësive vendore në zgjedhjet e 21 qershorit.
PS dhe aleatët e së majtës do të mbështesin kandidatët e PDIU-së në bashkitë Konispol, Rrogozhinë dhe Peqin ndërkohë që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, PDIU pritet të marrë të tjera poste publike në bazë të marrëveshjes së nënshkuar me kreun e PS-së Rama. Vetë kryeministri pas firmosjes së marrëveshjes deklaroi se marrëveshja e arritur për bashkëpunim me PDIU u nënshkrua për të ecur në rrugën e një partneriteti të ri politik.
“Diskutimi është përqendruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik çka do të thotë se së bashku me PDIU ne do të jemi në bashkëqeverisje”, do të shprehej Rama pas firmosjes së marrëveshjes. Bashkëpunimi i PDIU-së me mazhorancën nisi që nga koha e diskutimit të reformës administrative-territoriale. Ndryshe nga vendimi i kryetarit demokrat Basha, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në atë kohë në opozitë, vendosi të bëhej pjesë e komisionit të posaçëm për këtë reformë dhe vetëm falë propozimeve të tij, harta e re u vendos të ishte me 61 njësi vendore.
Por në miratimin e reformës, Idrizi e kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u përplasën mes tyre për çështjen e ndarjes së disa zonave minoritare në jug të vendit. Që nga dita e sotme, Idrizi e Dule do të jenë kolegë mes tyre. Pavarësisht se kreu i PBDNJ-së vendosi të mos hyjë në të njëjtin koalicion me mazhorancën në zgjedhjet e 21 q ershorit as Dule dhe as kryeministri Rama nuk e kanë konsideruar të përfundurar bashkëpunimin mes tyre.
Drejtimi i Kuvendit tashmë është blinduar me tre kryetarë partish parlamentare, Ilir Meta (kryetar LSI), Vangjel Dule(zv.kryetarë PBDNJ), Shpëtim Idrizi(zv.kryetarë PDIU) dhe zvkryetari i PD-së Edmond Spaho. 
Diskutimet për shërbimin e jashtëm
Ora 11:59 Vokshi: Rama-Beqaj vjedhin fondin e ilaçeve përmes recetave false
Deputetja e PD Albana Vokshi ka bërë një denoncim që sipas saj përbën skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Sipas Vokshit, ISKSH-së i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.5 miliard lekësh të fshehur nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.
Vokshi ka pohuar se kjo skemë vjedhjeje aplikohet përmes recetave false pikërisht me kartën e Shëndetësisë dhe ka nisur tre muaj para marrjes së pushtetit nga qeveria Rama.

Sigal

“Në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ose në ISKSH, plot 1.5 miliard lekë është dëmi ekonomik që është mbajtur i fshehur nga kryeministri dhe ministri por vetë grupi i kontrollit të kryeministrit thotë se dëmi llogaritet të jetë edhe më i madh. Pëmes recetave false vidhen ilaçet që duhej të shkonin për njerëzit në nevojë. Vjedhja ka nisur tre muaj pasi qeveria juaj erdhi në pushtet. Vjedhja u bë pikërisht me kartën e shëndetësisë, skemën e rimbursimit të barnave. Iu deshën tre muaj për ta realizuar. Kryeministri në vend që të bënte batuta me gratë dhe për gratë , duhej të ishte sot në Parlament sepse prej një muaji në zyrën e kryeministrit gjendet raporti me vjedhjen që është dhe skandali më i madh i parë ndonjëherë”. 


11:51 Balla-Pollos: Mos u merr me familjen se s’ja di rëndësinë
Gjatë fjalës së Pollos, Balla i është kundërpërgjigjur se ‘deputetët që kanë konflikt interesi me këtë çështje nuk mund të flasin

“Deputeti i opozitës u mor me shumë gjera. Por kritikoi dhe familjen dhe martesën. Deputet që kanë konflikt interesi me këtë çështje nuk mund të flas.”, tha Balla.

11:49 Beqaj: Pollo flet skiç
Ministri Beqaj e akuzoi deputetin Pollo se ai flet skiç pasi nuk e di fare se si është situata

Mesa duket parafolësi ka ikur skiç ose po i lexon skiç ato që i kanë shkruar. Ndjej që spitali opstetrik ka vetëm një autoambulancë e cila nuk punon prej vitesh e megjithatë shpenzon karburant. Meqë po flasim për këtë spital, janë gjetur 100 milion lekë shpenzime për ilaçe të skaduara si dhe dhjetëra mijëra dollarë të tjerë të çuara dëm. Këtë e kam thënë atë ditë, e them dhe sot, por ka dhe gjëra të tjera

11:45 Pollo: Beqaj inspektime në terren për të gjetur kleçka
Deputeti demokrat Genc Pollo ka akuzuar ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj se ai ka filluar të inspektojë Tiranën me qëllimin që të gjejë për Erion Veliajn një gabim të doktor Kosovës duke u ndalur edhe tek spitali obstetrik.

“Ministri ka nisur të inspektojë Tiranën që të gjejë një kleçkë për të kapur një gabim të Halim Kosovës që më pas atë t’ia përdorëVeliaj në Fushatë. Ka filluar të merret dhe me gratë tani duke shkuar në spital gjasme për inspektime” 


Diskutimet për nënpunësin civil
Në diskutimin për ligjin e nënpunësit civil deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë për largimet nga puna të punonjësve të administratës si dhe për kërcënimet që u bëhen atyre në lidhje me mbajtjen e një vendi pune përmes provimeve të ministrive. Duke u referuar edhe tek zgjedhjet vendore të 21 qershorit, Bylykbashi hodhi akuza të forta ndaj OSHEE dhe qeverisë se për shkak të frikës nga humbja në bashkinë e Durrësit kjo kompani po i regjistron të gjithë punonjësit e saj në Durrës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i mazhorancës përmes ministres Milena Harito dhe deputetes Vasilika Hysi.
11:15 Vailika Hysi: Ne krijuam standarde po ju çfarë krijuat?
Deputetja Vasilika Hysi ka përmendur një serë ndryshimesh në ligje që ka bërë qeveria socialiste për të ‘rregullluar’ gabimet e mazhorancës së shkuar
“Direktivat e BE diktojnë nevojën e përafrimit të legjislacionit tonë me BE. kolegu ynë mohoi faktin se duhet bërë çdo lloj ndryshimi për tu përafruar me ligjet e BE. duhet parë përputhshmëria e ligjeve të cilat kanë ndryshuar shpesh kohët e fundit. Meqë u fol për standardet në administratë po ju kujtoj standardet tuaja. Besoj e kemi të freskët standardin për zhvillimin e ekonomisë. Cilat ishin standardet që dhanë mundësi që bizneset të mos ndaheshin të tonat dhe të tyret? Po pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave ku deputeti dhe një mësues paguanin taksa njësoj, apo edhe më pak se një deputet? Cilat standarde vendosët për mbrojtjen e punonjësve në publik apo privat? Ju keni miratuar ligje për tu dhënë mundësi bizneseve pranë jush që të regjistroheshin në vendet ku nuk paguanin taksa. Po për arsimin çfarë standardesh ofruat apo krijimin e universiteteve private që prodhonte kartonë. Mos flasim për zgjedhjet. A keni dëgjuar ndonjë punonjës të administratës suaj se janë tuajët ata se ne nuk i kemi hequr. A i kemi detyruar të vijnë në fushatë e ti telefonojmë për të shkuar në fushatë gjatë kohës së punës. Ju keni marrë të afërmit tanë në telefon dhe i keni nxjerrë në fushatë kur ishit në maxhorancë. Ndryshimet që kemi bërë ne janë disa në ligjin e nënpunësit civil. Ju keni hequr 14 mijë njerëz nga puna që kanë fituar gjyqet edhe në Strasburg. Ne e detyruam administratën të krijojë regjistrin e personave të larguar nga puna padrejtësisht. Ne stopuam humbjen e buxhetit nga taksapaguesit që detyroheshin të paguanin pensionet për prindërit. Ne një nen ndryshuam për mjedisin duke stopuar ndërtimet dhe kjo është e dukshme. Zhvillimin kaotik të qyteteve urbane e miratuat ju.” 
11:13 Bylykbashi: Ju po fusni në punë kriminelë vetëm se janë militantë socialistë
Bylykbashi u përgjigj se në administratën publike kanë nisur të punësohen çfarëdolloj njerëzish, përfshirë këtu edhe kriminelë vetëm sepse ata janë militantë socialistë.
Zonja ministre ka probleme me konceptet e ligjit. Vetë ministrja pranoi se janë futur 7 mijë vetë në shërbimin civil. Ata po fusin sërish vetëm socialistë, edhe kriminelë po fusin. Po ata që kanë fituar gjyqet janë të shumtë dhe do marrin shumë paga. Mos na tregojë ministrja përralla me komisionerë ne.
11:10 Harito: kemi futur 10 mijë vetë në shërbimin e nënpunëit civil, ju i latë vendimet e gjykatës pa zbatuar
Harito i ka kthyer përgjigje Bylykbashit duke thënë se qeveria ka shtuar në skemën e nënpunësit civil 10 mijë vetë dhe se qeveria e sotme ka dëmshpërblyer qindra të larguar nga puna nga administrata Berisha.
“Bylykbashi ka probleme me kujtesën mesa duket se po shpif në mënyrë të patolerueshme. Ai tha se janë futur 10 mijë vetë në shërbimin civil dhe këtë e thotë dhe komisionari Hahn, nëse keni probleme me memorien të paktën hapni veshët. Ajo që në gjetëm ishte një mori me vendime gjykatash të pazbatuara për të cilat ne kemi bërë një projektligj që i shlyem të gjithë.”
Ora 10:58 Bylykbashi: Ju keni frikë nga humbja në zgjedhje dhe po i regjistroni punonjësit e OSHEE në Durrës
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë për largime të pandershme nga puna të punonjësve të administratës dhe se OSHEE po i regjistron punonjësit e saj në Durrës që të votojnë për Dakon
“Sot qeveria na sjell këtu të miratojmë një projektligj që shfuqizon dy paragrafët e parë të tij. Dua të ndalem tek ligji i shërbimit civil që qeveria e mburr sikur kushedi çka bërë. Kjo është e vërtetë e dhimbshme sepse prej 4 vitesh këtë ligj e ka mbajtur peng opozita nën moton “Hap kutitë ose ik” në një seancë të posaçme ku miratuam ato tre ligjet që kërkonte BE dhe kjo e fundit na përgëzoi. Nga ky ligj përfitonin 17 mijë përfitues kur ai të hynte me konsensus në 1 tetor sepse kishte një dispozitë që e jepte këtë garanci për të gjithë punonjësit. Në shtator qeveria e shtyu hyrjen në fuqi me 6 muaj. Gënjyen se ligji ishte i pazbatueshëm dhe se duhej ndryshuar. Në pamundësi për ta zbatuar e shtynë ligjin. Për qeverinë socialiste ndryshimet e ligjeve nuk duheshin në këtë ligj por në administratë. Mijëra nënpunësish në detyre besonin se nuk do ti prekte ata që e kishin aktualisht në punë por kryeministrin tonë vetëm ligji që nuk e pengon. Shumë ishin të bindur se shtyrja e ligjit ishte antikushtetuese por qeveria u la nënpunësve përpara një tas plot me fiq të papjekur. Ne kemi asistuar me qindra e mijëra raste falas për punonjësit e shkarkuar që kanë fituar nga 10-12 paga që ende nuk i kanë marrë e megjithatë kjo ndikon në taksat tona se me taksat do paguhen këto rroga. Qeveria do ta mohojë se janë 7 mijë persona të larguar nga puna. 2000 persona kanë lënë punën gjatë qeverisjes socialiste pavarësisht se ata kishin statusin e nënpunësit civil të cilët nuk kanë ikur me dëshirë por janë larguar ose janë kërcënuar e kanë dhënë më pas dorëheqjen. Qeveria do ta mohojë se janë 7 mijë nënpunës të larguar por ministrja e Administratës ka deklaruar në komision se janë 10 mijë nënpunës të hequr nga puna që kanë fituar gjyqet. Punonjësit janë larguar nga puna sepse këto vende pune do ti zinte çdo socialist, ndërsa LSI e kishte zgjidhur se u kërkoi atyre që të votojnë LSI se kështu do ti mbante ata në punë. Para zgjedhjeve qeveria po i bën presion punonjësve të shtetit përmes testimeve të supozuara duke i bërë kështu presion të hapur për vendin e punës dhe duke i ndaluar që të përfshihen në fushat zgjedhore për të kontribuuar në partinë që ata duan. Vetë administrata pohon se po kërcënohet me vendin e punës dhe kjo është mëse e besueshme sepse të gjithë e kanë dëgjuar edhe atë që tha kryeministri në takim. Beteja më e madhe po ndodh në Durrës pasi aty dhe beteja politike është shumë e fortë. OSHEE po i mer e po i regjistron nëpunësit e saj në Durrës që të votojnë atje në 21 qershor. Kërcënimi nuk qendron në faktin se po nuk u mbushën kutitë në 21 qershor do ikin nga puna, por ata po përdoren për fushatë e më pas do të flaken tutje”.