Kuvendi miraton projektligje edhe marrëveshjen me SHBA-në

36
Me miratimin e 13 projektligjeve të rëndësishme u mbyll seanca e sotme plenare në Kuvend, mes të cilave edhe marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike. Seanca e sotme e cila nisi rreth orës 11:00 u shoqërua me debate e akuza midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, teksa diskutoheshin projektligjet. Seanca u mbyll rreth orës 20:16 me njoftimin që Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta bëri për seancën e rradhës plenare e cila do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.
Më poshtë projektligjet që u votuan sot:
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit” u votua me 92 vota pro.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Program për sektorin e ujit/program për furnizimin e zonave rurale me ujë III” u votu me 96 vota pro , 0 kundër, 0 abstenim.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së programit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III” u votua me 96 por, 0 kundër, 0 abstenim.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë,të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), në lidhje me marrëveshjen e huasë në shumën 40 milionë euro ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) dhe KfV Frankfurt am Main (“KfV”), në mbështetje të projektit “Efiçenca Energjetike – Programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike” u votua me 96 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.
– Projektligji “Për ratifikimin marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a (Agjencia zbatuese e projektit) dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), për shumën 20 milion euro,për programin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit” u votua me 94 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë” u votua me 95 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2009, për Projektin “Energji Ujore dhe Siguria e Digave në Kaskadën e Drinit” u votua me 94 vota pro ,0 kundër , 0 abstenim
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2011, për projektin “Efiçenca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike” u votua me 95 vota pro , 0 kundër , 0 abstenim
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar” u votua me 94 vota pro , 0 kundër dhe 0 abstenim
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’ të ndryshuar” u votua me 93 vota pro ,2 kundër, 0 abstenim
-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9220, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar” me 93 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim
-Projektvendim “Për propozimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar” u votua me 91 vot pro, 0 kundër, 0 abstenim.
Projektligje të mbartuara
-Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 22/2014 “Për dhënie amnistie” u votua me 95 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim